Leoni XIV takohet me udhëheqës të krishterë të Lindjes së Mesme dhe bën thirrje për unitet kundër dhunës fetare
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV bëri një apel të fortë kundër përdorimit të fesë për të justifikuar konfliktin dhe fanatizmin gjatë një takimi ekumenik në Iznik - Nikea e lashtë - një ndalesë qendrore në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar. Papa drejtoi lutjen ekumenike së bashku me Patriarkun Bartolomeu I dhe krerët e Kishave të Turqisë, Egjiptit, Sirisë dhe Izraelit, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, duke e quajtur fragmentimin e vazhdueshëm të botës së krishterë "një skandal".
Leoni theksoi atë që e quajti "dëshira për bashkim të plotë midis të gjithë atyre që besojnë në Jezu Krishtin" dhe foli për një "lidhje të thellë". Dy udhëheqësit fetarë, Leoni XIV e Patriarku Bartolomeu I do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët nesër në Stamboll, përpara nisjes së Papës për në Liban të dielën. 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë është arsyeja pse Leoni XIV zgjodhi Turqinë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, edhe pse në vendin me rreth 85 milionë banorë, ka vetëm rreth 180,000 të krishterë.
Sot "njerëzimi, i prekur nga dhuna dhe konflikti, bën thirrje për pajtim", deklaroi Ati i Shenjtë, duke ripohuar nevojën për të hedhur poshtë "çdo formë fanatizmi" dhe për të zgjedhur rrugën e dialogut”.
Takimi i lutjes ekumenike në Iznik – që u mbajt pranë rrënojave të zhytura në liqe të një Bazilike të shekullit të 4-të, në anglisht, greqisht dhe arabisht - përfaqësoi pikën qendrore të udhëtimit të Papës në Turqi, një vend me shumicë myslimane
