Papa shfuqizon Komisionin për Donacione pën Selinë e Shenjtë Papa shfuqizon Komisionin për Donacione pën Selinë e Shenjtë

Papa shfuqizon Komisionin për Donacione për Selinë e Shenjtë

Me një kirograf, si rezultat i konsultimeve me Këshillin për Ekonominë dhe ekspertë të tjerë, Leoni XIV shfuqizon Commissio de donationibus pro Sancta Sede, të themeluar nga Papa Françesku më 11 shkurt. Statuti, i miratuar ad experimentum, dhe çdo akt i miratuar deri më sot shfuqizohen. Anëtarët pushojnë së kryeri detyrat e tyre dhe të gjitha pasuritë që i përkasin organizmit "i destinohen" Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Më pak se dhjetë muaj pas themelimit të tij, Papa Leo XIV, me një kirograf të nënshkruar më 29 shtator, por të publikuar sot, më 4 dhjetor, shfuqizon Commissio de donationibus pro Sancta Sede , organizmin që kishte synonte të inkurajonte kontributet nga besimtarët, Konferencat Episkopale dhe bamirës të tjerë të mundshëm. Papa Françesku e pati themeluar Komisionin - gjithashtu me një kirograf, të nënshkruar më 11 shkurt 2025. Lajmi për themelimit qe bërë publike më 26 të të njëjtit muaj, gjatë ditëve në të cilat Papa Françesku ishte i shtruar në Poliklinikën romake Gemelli.

I përbërë nga pesë anëtarë, Komisioni kryesohej nga Imzot Roberto Campisi, ish-ndihmës për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, të cilin Leoni XIV e emëroi si Vëzhgues të Përhershëm të Selisë së Shenjtë në UNESCO më 27 shtator, i ngarkuar gjithashtu edhe me monitorimin e aktiviteteve të organizatave ndërkombëtare katolike. Ai dhe anëtarët e tjerë "pushojnë menjëherë nga detyrat e tyre", thuhet në kriografin e Pelonit XIV, i cili është rezultat - lexohet në të - i "rezolutës" dhe "rekomandimeve" të miratuara dhe të paraqitura nga Këshilli për Ekonominë në përputhje me Nenin 207 të Kushtetutës Apostolike Praedicate Evangelium, përkatësisht neni që ka të bëjë me mbrojtjen e aseteve, rreziqeve trashëgimore dhe burimeve njerëzore dhe financiare që duhen menaxhuar "me maturi, efikasitet dhe transparencë".

Krijimi i Organizatës

Komisioni u krijua me detyrën specifike të "inkurajimit të donacioneve përmes fushatave specifike" midis besimtarëve, ipeshkëvijve dhe bamirësve, si dhe "mbledhjes së fondeve nga donatorë të gatshëm për projekte specifike të paraqitura nga institucionet e Kuries Romake dhe Guvernatorit të Shtet Qytetit të Vatikanit, pa cenuar autonominë dhe përgjegjësitë specifike të secilës organizatë, sipas legjislacionit aktual në fuqi".

Vendimi i Papës

Kirografi i sotëm nga Papa Leonit XIV thotë: "Çështja e donacioneve dhe mbledhjes së fondeve për Selinë e Shenjtë përfaqëson një aspekt të rëndësishëm të lidhjes së unitetit dhe bamirësisë midis Kishave të veçanta dhe Selisë Apostolike, veçanërisht nga perspektiva e ushtrimit efektiv të shërbesës Pjetrine".

"Këshilli për Ekonominë, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e strukturave dhe aktiviteteve administrative dhe financiare të Selisë së Shenjtë, i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit të kësaj çështjeje, rishqyrtimit të saj dhe konsultimit me ekspertë në këtë fushë", thuhet në dokument. Më pas, vazhdon ai, "duke vlerësuar pozitivisht hapat fillestarë të ndërmarrë së fundmi, Këshilli për Ekonominë ka formuluar disa rekomandime që synojnë të rishqyrtojnë  strukturën aktuale institucionale përgjegjëse për menaxhimin e kësaj fushe".

04 dhjetor 2025, 14:24