Patriarku Béchara Raï: Papa në Liban do të hapë një faqe të re në emër të paqes
R.SH. - Vatikan
Udhëtimi i Papës në Liban duhet të përdoret si një mundësi për të sjellë një pikë kthese në historinë e trazuar të vendit. Këtë thekson Patriarku maronit i Antiokisë, Kardinali Béchara Boutros Raï, për mediat e Vatikanit. Kardinali Raï thekson se Leoni XIV mbërrini në Tokën e Kedrave jo "duarbosh", por me fjalë plot mbështetje, pajtim dhe shpresë. "Për mua", shpjegon kardinali, "vizita e Paës është një apel personal, një thirrje për secilin prej nesh libanezëve, një thirrje për ndryshim, për të ndryshuar faqen dhe për të hapur një të re: faqen e paqes, faqen e shpresës, sepse nuk mund të jetojmë sikur nuk po ndodhte asgjë".
Një vizitë që vhërben për të ndryshuar Zemrat
Me sinqeritetin që e ka dalluar gjithmonë, Kardinali Béchara Boutros Raï shikon drejt së ardhmes dhe rrezikut që, në fund të vizitës, gjithçka të kthehet si më parë, në pikën zero. "Shpresojmë që libanezët ta vlerësojnë domethënien e kësaj vizite të Papës në Liban, sepse ai e di që Libani po përjeton një moment shumë, shumë kritik politikisht dhe, siç thonë në arabisht, daullet e luftës po bien".
Një mesazh paqeje dhe shprese
"Papa," vazhdoi kardinali Raï, "vjen për të folur për paqen, për të folur për shpresën, ai u flet zemrave të të gjithëve." Këto janë vlera që, është i bindur Kardinali Béchara Raï, do të përshkojnë fjalimet e Papës sepse fjalët e tij, shton ai, nuk u drejtohen posaçërisht të krishterëve apo myslimanëve; ato janë për të gjithë, për çdo burrë dhe grua libaneze. "Kjo, për mua, është vlera e vizitës së Papës." Për Patriarkun Maronit të Antiokisë, shpresa më e madhe është që frytet e farave që Leoni XIV do të mbjellë në këto ditë të korren, përndryshe "do të ishte një humbje", ndërsa është urgjente t'i japim jetë një vështrim gjithnjë e më të hapur botës dhe ta ndryshojmë atë njëherë e përgjithmonë.
