Ipeshkvijtë e Sllovenisë: "nga Leoni XIV, ftesë për sinodalitet e vëllazërim"
R.SH. / Vatikan
Një javë takimesh, lutjesh dhe diskutimesh arriti dje kulmin me audiencën e Papës. Kështu e përshkruan Ipeshkvijtë sllovenë vizitën e tyre ad limina për mediat e Vatikanit. Për ta rifilloi ky zakon me Leonin XIV, pas ndërprerjejes së gjatë për shkak të shtrimit në spital dhe vdekjes së mëvonshme të Papës Françesku.
Imzot Andrej Saje, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Sllovene, theksoi se takimi me Leonin XIV, që atëhere kur ishte kreu i Dikasterit për Ipeshkvijtë, qe "përvojë e bukur". Për të e edhe për shumë prelatë, të pranishëm për herë të parë në një vizitë ad limina.
"Na priti shumë vëllazërisht", theksoi Imzot Saje, i cili i solli Papës përshëndetjet dhe lutjet e besimtarëve sllovenë. Ndër temat që u diskutuan - vijoi - ishin jeta e Kishës lokale dhe sfidat që duhet të përballojë, të cilat, deklaroi ipeshkvi, "janë të ngjashme me ato të vendeve të tjera, por me disa veçori, siç është trashëgimia që na e la komunizmi".
Bashkësia e sinodaliteti
Papa Leoni, përveç kërkesës për përparimin në rrugën sinodale, i inkurajoi ipeshkvijtë të ecin përpara, duke rekomanduar "lidhjen" - vuri në dukje Imzot Saje - ndërmjet nesh, ipeshkvijve, priftërinjve, rregulltarëve e rregulltareve, familjeve e laikëve.
Një pjesëmarrje, që duhet të dëgjohet nga Shpirti Shenjt, për të kuptuar më mirë atë që thotë Zoti dhe për t'i besuar Atij edhe ankthet e kësaj kohe. "Jini miq, vëllezër" - u tha Papa - "sepse pasardhës të apostujve. Ungjillëzues - shtoi kreu i ipeshkvijve sllovenë - për ta përhapur Ungjillin gjithnjë e më shumë". Gjatë javës, prelatët bënë homazhe në varret e Pjetrit e të Palit dhe patën rreth njëzet takime në Dikasteret e Kuries Romake.
