Dy të lumturit e ardhshëm, Atë Augusto Rafael Ramírez Monasterio dhe Motër Maria Ignazia Isacchi Dy të lumturit e ardhshëm, Atë Augusto Rafael Ramírez Monasterio dhe Motër Maria Ignazia Isacchi

Leoni XIV autorizon dekretet për pesë shenjtorë dhe të lumtë të rinj

Njihet martirizimi i fratit të vogël guatemalas Augusto Rafael Ramírez Monasterio dhe një mrekulli që i atribuohet ndërhyrjes së italianes Maria Ignazia Isacchi, themeluese e Motrave Ursuline të Zemrës së Shenjtë të Jezusit të Asolës, të cilët do të shpallen të lumtë. Gjithashtu, nga sot janë "të nderuar" (venerabile) për virtytet e tyre heroike tri rregulltare dhe një laik.

R.SH. -Vatikan

Së shpejti Kisha katolike romake do të ketë pesë shenjtorë dhe të lumtë të rinj. Gjatë audiencës së sotme me kardinaln Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, Papa Leoni XIV autorizoi Dikasterin në fjalë të shpallë Dekretet që lidhen me:

  • Mrekullinë që i atribuohet ndërhyrjes së Shërbëtores së Hyjit, Maria Ignazia Isacchi (emri i pagëzimit: Angela Caterina, e quajtur Ancilla), themeluese e Kongregatës së Motrave Ursuline të Zemrës së Shenjtë të Jezusit të Asolës; lindur më 8 maj 1857 në Stezzano (Itali) dhe vdekur më 19 gusht 1934 në Seriate (Itali).

  • Martirizimin e Shërbëtorit të Hyjit, Augusto Raffaele Ramírez Monasterio, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël; lindur më 5 nëntor 1937 në Qytetin e Guatemalës (Guatemalë) dhe vrarë aty për shkak të urrejtjes ndaj fesë më 7 nëntor 1983.

  • Virtytet heroike të Shërbëtores së Hyjit, Maria Tecla Antonia Relucenti, bashkëthemeluese e Kongregatës së Motrave Puntore të Zojës së Papërlyer; lindur më 23 shtator 1704 në Ascoli Piceno (Itali) dhe vdekur po aty më 11 korrik 1769.

  • Virtytet heroike të Shërbëtores së Hyjit, Crocifissa Militerni (emri i pagëzimit: Teresa), rregulltare e Kongregatës së Motrave të Shën Gjon Pagëzorit; lindur më 24 dhjetor 1874 në Cetraro (Itali) dhe vdekur po aty më 25 mars 1925.

  • Virtytet heroike të Shërbëtores së Hyjit, Maria Immacolata della Santissima Trinità (emri i pagëzimit: Maria Giselda Villela), themeluese e Karmelit të Familjes së Shenjtë të Pouso Alegre; lindur më 12 janar 1909 në Maria da Fé (Brazil) dhe vdekur më 20 janar 1988 në Pouso Alegre (Brazil).

  • Virtytet heroike të Shërbëtorit të Hyjit, Nerino Cobianchi, besimtar laik dhe babë familjeje; lindur më 25 qershor 1945 në Velezzo Lomellina (Itali) dhe vdekur më 3 janar 1998 në Cilavegna (Itali).

22 janar 2026, 13:27