Papa pret në audiencë anëtarët e Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës Papa pret në audiencë anëtarët e Rrjetit Botëror të Lutjes së Papës

Leoni XIV: brezat e rinj të bëhen mbartës për nevojat e mbarë botës

Duke iu drejtuar drejtuesve dhe anëtarëve të Rrjetit Botëror të Lutjes, Papa Leoni XIV vlerëson pasurinë e kulturave, gjuhëve dhe karizmave të Veprës Papnore. Ati i Shenjtë shpreh mirënjohjen për përhapjen e ndjetit të lutjes, çdo muaj, që trajtojnë sfidat e njerëzimit dhe misionin e Kishës, mes dhjetëra miliona besimtarëve që i bashkohen rrjetit i lutjes.

R.SH. – Vatikan

Mbi të rinjtë projektohen nevojat e botës, që do të vijë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse shumë prej tyre ndiejnë dëshirën për "marrëdhënie më të thellë dhe më personale me Krishtin e Ngjallur". Në këtë horizont,  rruga e aftë për të ndriçuar ecjen, duke ndërthurur kulturat, gjuhët dhe karizmat, është Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës, përfaqësuesit e të cilit Papa Leoni XIV i priti në audiencë sot, 30 janar, në Sallën e Papëve të Pallatit Apostolik të Vatikanit.

Bujari në mision

Leoni XIV iu drejtua, në anglisht, drejtorit ndërkombëtar të Fondacionit të Rrjetit të Lutjes Botërore të Papës, Atë Cristóbal Fones, zonjës Bettina Raed dhe Atë Miguel Melo, të dy zëvendësdrejtorë, si dhe përfaqësuesve të Veprës Papnore që "përmes bujarisë së tyre mbështesin stabilitetin dhe vitalitetin e këtij misioni".

Një rrjet prej dhjetëra milionë besimtarësh

Historia e Rrjetit të Lutjes Botërore i ka rrënjët në vitin 1844, kur një grup jezuitësh të rinj themeluan në Francë Apostullimin e atëhershme të Lutjes. Gjatë viteve, Papa Leoni XIV dhe paraardhësit e tij i besuan kësaj organizate qëllime lutjeje "që prekin ndjetet e njerëzimit, si dhe jetën e misionin e Kishës".

Jam mirënjohës për angazhimin tuaj, për t'i përhapur ato dhjetëra milionë njerëz në këtë rrjet botëror, që i paraqesin çdo ditë nevojat para Zotit. Kjo lutje nuk është e jashtme ndaj veprës ungjillëzuese të Korpit të Krishtit, por është një pjesë integrale e saj.

Të rrënjosur në Zemrën e Krishtit

Përshpirtëria e këtij apostullimi, vazhdon Papa, është e rrënjosur "në zemrën e Jezusit", burim i njohjeje më intime të Zotit dhe stimul për dhembshuri dhe empati të shprehur në "mbështetje lutjeje" për ata që kanë në nevojë. Kjo përvojë, thekson Papa, gjen një "udhërrëfyes të çmuar" në programin formues të Veprës Papnore. Quhet Udha e Zemrës.

Prijës për të rinjtë

Shpresë e Leonit XIV është që misioni i Rrjetit të vazhdojë të ndihmojë çdo të pagëzuar të kuptojë thirrjen e vet si mik dhe apostull i Krishtit, një qëllim ky që shtrihet në cepat e ndryshme të botës, në kulturat, gjuhët dhe karizmat që Vepra Pontifikale i bashkon në "misionin e përbashkët".

Është veçanërisht e rëndësishme të ftohen të rinjtë për të marrë pjesë në këtë mision, në mënyrë që të mund të stërvisin brezin e ardhshëm të ndërmjetësuesve për nevojat e mbarë botës. Meqenëse shumë prej tyre po kërkojnë  marrëdhënie më të thellë dhe më personale me Jezusin e Ngjallur, Lëvizja juaj Eukaristike Rinore mund të jetë  rrugë veçanërisht e frytshme për t'i ndihmuar ata të rriten në intimitet më të thellë me Zotin. Kjo, porosia e Papës, kryesisht për të rinjtë.

30 janar 2026, 11:00