Papa besimtarëve të Cebu-s: jini dëshmitarë të Krishtit në shërbim të të fundmëve
R.SH–Vatikanit
Festa e Santo Niño-s qoftë "një rast për t'u rritur në vlerësimin e hirit sakramental të Pagëzimit që na bashkon me Krishtin, duke na bërë kështu bij të Perëndisë dhe anëtarë të Kishës së Tij". Ky është urimi i Papës në një mesazh të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, drejtuar komunitetit agustinian të bazilikës së vogël të Santo Niño-s në Cebu, Filipine, për kremtimet e festës së 461-të kushtuar Jezusit Fëmijë – këtë vit me temën "Në Santo Niño jemi një" – e cila kremtohet të dielën e tretë të janarit.
Në hirin e Krishtit dhe në shërbim të të tjerëve
Në mesazhin e lexuar të dielën që kaloi, më 18 janar, gjatë Meshës solemne të udhëhequr nga Imzot Alberto Sy Uy, kryeipeshkvi i Cebu-s, Leoni XIV siguron "afërsinë e tij shpirtërore" me të gjithë ata që këto ditë marrin pjesë në liturgjitë e ndryshme për "Fiesta Señor 2026".
Shpresa e Papës është që secili të frymëzohet nga një dëshirë më e madhe për të përqafuar thirrjen e pagëzimit "për të jetuar një jetë plot hir në Krishtin dhe në shërbim" të të tjerëve, "veçanërisht atyre të mënjanuar nga shoqëria", për të dhënë një "dëshmi më të madhe ndaj thirrjes së Krishtit për unitet", që pasqyron "jetën e dashurisë së Trinisë së Shenjtë".
Besimi te Maria
Së fundi, Papa ua beson të gjithë besimtarët "ndërmjetësimit të dashur të Virgjërës së Lume Mari, Nënës së Kishës", dhe jep bekimit e tij apostolik "si shenjë gëzimi dhe shprese në Zotin".
Santo Niño de Cebú është një statujë shumë e nderuar e Jezusit Fëmijë, imazhi më i vjetër fetar në Filipine. Ajo u dhurua në vitin 1521 nga Fernando Magelani për mbretëreshën e Cebu-s dhe është bërë simbol fesë dhe shprese për popullin filipinas, duke u kremtuar çdo vit me festivalin shumëngjyrësh Sinulog.
Origjina dhe Historia
Dhurata e Magelanit: Statuja e Jezusit Fëmijë, e gdhendur në stilin flamand, u ofrua nga Magelani gjatë mbërritjes së tij në Filipine, kur mbretëresha vendase dhe populli i saj u konvertuan në krishterim.
Rizbulim i Mrekullueshëm: Pas vdekjes së Magelanit, statuja u gjet e paprekur mes hirit të një zjarri në vitin 1565. Kjo shenjë ringjalli besimin dhe çoi në ndërtimin e Bazilikës së Vogël të Santo Niño-s në Cebu.
Ikonë e Fesë: Ajo konsiderohet një imazh mrekullibërës, një simbol i fuqishëm mbrojtjeje, shprese dhe bashkimi për filipinasit, të cilët i atribuojnë asaj mrekulli të shumta.
Përkushtimi dhe Festa
Bazilika: Imazhi origjinal ruhet në Bazilikën Minore kushtuar Santo Niño-s në Cebu, duke tërhequr miliona shtegtarë.
Festivali Sinulog: Përkushtimi kulmon me Sinulog, festivalin fetar më të madh dhe më të gjallë në Filipine, i cili mbahet të dielën e tretë të janarit, me procesione, valle dhe veshje tradicionale në nderim të Jezusit Fëmijë (Santo Niño).
