Leoni XIV do të takojë klerin e Romës dhe do të vizitojë pesë famulli
R.SH. Vatikan
Papa Leoni XIV do të takohet përsëri me klerin e dioqezës së Romës: do ta nisë takimin - siç është traditë - të enjten pas të Mërkurës së Përhime, domethënë më 19 shkurt. Takimi do të zhvillohet në Sallën Pali VI, në orën 10:00. Gjatë Kreshmëve, Papa do të vizitojë edhe disa bashkësi famullitare në dioqezën e Romës, një për secilin prej sektorëve baritorë.
Famullitë që do të vizitohen
Famullitë janë: Santa Maria Regina Pacis në Ostia Lido (Jug), më 15 shkurt; Zemra e Shenjtë e Jezusit në Castro Pretorio (Qendër), më 22 shkurt; Ngjitja e Zotit tonë Jezu Krishtit (Lindje), 1 mars; Shën Mëria e Paraqitjes (Perëndim), 8 mars; Zemra e Krishtit, në Ponte Mammolo (Veri), 15 Mars.
"Vizita të mirëfillta baritore"
"Do të jenë vizita të vërteta baritore - shpjegon Kardinali Vikar Baldo Reina - kështu që Papa Leoni XIV do të takohet me organizma pjesëmarrëse, udhëheqës baritorë dhe disa grupe rinore. Kulmi i vizitës do të jetë kremtimi eukaristik me të gjithë bashkësinë famullitare.
Ati i Shenjtë fillon vizitat në famullitë e dioqezës së tij, duke ndjekur gjurmët e paraardhësve, e ky është burim i madh gëzimi për të gjithë, e edhe mundësi për të thelluar problemet e planit baritor me Ipeshkvin e këtyre famullive".
