Papa priti në audiencë regjentët e Republikës të San Marinos
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV priti në audiencë, sot paradite, 12 janar, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Kapitenët regjentë të Republikës Serenissima të San Marinos, Matteo Rossi dhe Lorenzo Bugli. Më pas u takuan me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedë në Sekretarinë e Shtetit
"Gjatë diskutimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit", shkruhet në një komunikatë nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ekzistuese dypalëshe, si dhe kontributi i Kishës në shoqërinë e San Marinos". "Ndërsa biseda vazhdonte - kujton deklarata - vëmendja u zhvendos tek krizat ndërkombëtare të vazhdueshme, veçanërisht tek konflikti në Ukrainë, bashkëpunimi në diplomacinë shumëpalëshe dhe rëndësia e dialogut ndërfetar për nxitjen e paqes".
