Papa Leoni XIV takohet me Princin Albert II të Monakos Papa Leoni XIV takohet me Princin Albert II të Monakos

Papa takon Princin Albert II të Monakos

Pas audiencës me Leonin XIV në Vatikan, pasuan takimet në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë. Gjatë bisedimeve u nënvizuan marrëdhëniet e mira dypalëshe ekzistuese, me referencë ndaj kontributit historik dhe domethënës të Kishës Katolike në jetën sociale të Principatës.

R.SH. / Vatikan

Sot paradite më 17 janar, Papa Leoni XIV priti në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Princin Albert II të Monakos, i cili më pas u takua me kryeipeshkvin imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedime mbi mjedisin, ndihmat humanitare dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor

“Gjatë bisedave të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë – njofton zyra e shtypit e Vatikanit – u nënvizuan marrëdhëniet e mira dypalëshe ekzistuese dhe u përmend kontributi historik dhe domethënës i Kishës Katolike në jetën sociale të Principatës. Në vijim të bisedës u trajtuan disa çështje me interes të përbashkët, si kujdesi për mjedisin, ndihma humanitare dhe mbrojtja dhe promovimi i dinjitetit të njeriut”.

“Së fundi – përfundon komunikata – pati edhe një shkëmbim mendimesh mbi aktualitetin ndërkombëtar, me theks të veçantë te paqja dhe siguria, si dhe te situata e përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe në disa rajone të Afrikës”.

17 janar 2026, 12:55