Papa: "Scongiurare corsa ad armamenti, minaccia pace tra nazioni"

Leoni XIV: Shpallja e vëllazërisë në një botë që e hedh poshtë paqen është "utopi" e vjetëruar

Në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Vëllazërisë Njerëzore dhe me rastin e dhënies së Çmimit Zayed kushtuar kësaj, Ati i Shenjtë Prevost e quajti paqen një "domosdoshmëri urgjente".

R.Sh. Vatikan

Duke iu referuar deklaratave të Sheikut Ahmed Al-Tayeb, Papa Leoni XIV kujtoi se mohimi i arsimit për gratë bie ndesh me mësimet islame: "Ndjekja e dijes është për çdo person, burrë dhe grua", deklaroi Leoni XIV, duke shprehur vlerësim për mbështetjen morale të ofruar nga udhëheqësit fetarë.

Duke parë drejt së ardhmes, Yaftali parashikoi një kohë "në të cilën çdo vajzë dhe çdo grua është e lirë të mësojë, të udhëheqë dhe të zërë vendin e saj të ligjshëm, jo ​​me lëshim, por me të drejtë". Deri atë ditë, u shpreh Ati i Shenjtë në lidhje me këtë ceremoni, mbetet një përgjegjësi e përbashkët "të qëndrojmë pranë tyre dhe të mos lejojmë që heshtja e grave të bëhet rregull".

Shërbim humanitar për një milion palestinezë

Organizata palestineze jofitimprurëse «Taawon» u njoh nga juria që jep çmimet për punën e saj humanitare në shërbim të mbi një milion palestinezëve çdo vit në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe kampet e refugjatëve në Liban. Përmes programeve të saj në arsim, kujdes shëndetësor, kulturë dhe zhvillim të komunitetit, «Taawon» është përpjekur të ruajë dinjitetin njerëzor dhe të nxisë rezistencën ndaj sfidave dramatike.

Çmimi Zayed për Vëllazërinë Njerëzore është një çmim ndërkombëtar i pavarur që nderon individë dhe institucione të të gjitha prejardhjeve të përkushtuara në promovimin e vlerave të solidaritetit, integritetit, barazisë dhe shpresës. Në jurinë ndërkombëtare të gjyqtarëve bën pjesë gjithashtu edhe kardinalin José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturë dhe Arsim.

05 shkurt 2026, 14:34