Papa Leoni XIV me Presidentin e Republikës Portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa Papa Leoni XIV me Presidentin e Republikës Portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa

Papa pret presidentin e Portugalisë Sousa

Presidenti Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa u prit sot paradite në Vatikan nga Papa Leoni XIV. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, u ripohua vlerësimi reciprok i marrëdhënieve "të forta" dypalëshe dhe u diskutuan "pasojat e dhimbshme" shkaktuar nga stuhia e fundit Kristin

R.SH. / Vatikan

Marcelo Rebelo de Sousa, President i Republikës së Portugalisë, u prit sot, më 2 shkurt, në audiencë nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan. Pas takimit me Papën, Rebelo de Sousa u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet, në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit", thuhet në një deklaratë të Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u riafirmuan vlerësimi i anasjelltë për marrëdhëniet e forta dypalëshe, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Shtetit dhe Kishës vendase. U biseduan edhe pasojat e dhimbshme si dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia Kristin".

“Së fundi - vazhdon komunikata - u fol për situatën shoqëroro-politike kombëtare dhe ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj vendeve që flasin portugalisht, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur paqen botërore”.

02 shkurt 2026, 16:42