Papa në Monako: "në Kishë nuk ekzistojnë ndarje shoqëroro-ekonomike"

"Mos e reduktoni njeriun në individualizëm, përfshini ata që janë të margjinalizuar"

R.SH. / Vatikan

Principata e Monakos është "një shtet i vogël kozmopolit, ku shumëllojshmërisë së prejardhjeve u bashkohen edhe dallime të tjera të natyrës shoqëroro-ekonomike. Në Kishë, dallime të tilla nuk bëhen kurrë shkak për ndarje në klasa shoqërore, por, përkundrazi, të gjithë mirëpriten si persona dhe bij të Zotit". Kështu u shpreh Papa Leoni gjatë takimit me komunitetin katolik në Katedralen e "Zojës së Papërlyer", gjatë vizitës së tij në Principatën e Monakos. Papa e nisi fjalën e tij duke shpjeguar se "Principata e Monakos është një shtet i vogël, i banuar megjithatë në mënyrë të larmishme nga monegaskë, francezë, italianë dhe njerëz të shumë kombësive të tjera".

Një aspekt i dytë që Papa deshi të theksonte ka të bëjë me faktin se "shpallja e Ungjillit" është "në mbrojtje të njeriut". "Jezusi rreshtohet si 'avokat' mbi të gjitha në mbrojtje të atyre që konsideroheshin të braktisur dhe që gjykohen si të harruar dhe të margjinalizuar". "Mendoj atëherë për një Kishë të thirrur të bëhet 'avokate' – nxit herë pas here Papa –, domethënë të mbrojë njeriun: tërë njeriun dhe të gjitha qeniet njerëzore". "Ofroni harta të reja orientimi – inkurajoi Leoni – të afta për të frenuar ato shtysa të shekullarizimit që rrezikojnë ta reduktojnë njeriun në individualizëm dhe ta bazojnë jetën shoqërore vetëm te prodhimi i pasurisë".

28 mars 2026, 12:12