Papa: Java e Shenjtë të jetë një rast për të forcuar fenë
R SH. / Vatikan
"Ditët e Javës së Shenjtë qofshin një rast i përshtatshëm për të forcuar fenë dhe përkushtimin ndaj Ungjillit". Kështu u shpreh Papa Leoni XIV në përshëndetjet përmbyllëse të audiencës së sotme të përgjithshme të së mërkurës mbajtur në Sheshin Shën Pjetrit në Vatikan.
Dashuria dhe paqja janë më të forta se vdekja
"Duke adhuruar gjatë këtyre ditëve Sakramentin e Shenjtë të Eukaristisë pranë Varrit të Krishtit Zot, të mësojmë të qëndrojmë besnikë pranë Jezu Krishtit në orën e heshtjes dhe të sprovës. Kur të bien kambanat e Pashkëve, pjesëmarrja në procesionin e Ringjalljes qoftë një dëshmi e fesë se dashuria dhe paqja janë më të forta se vdekja". Këtë porosi dha Papa gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve polakë, në Sheshin e Shën Pjetrit.
