Papa Zelenskyt: pranë ukrainasve, çdo ndihmë humanitare është urgjente
R.SH. / Vatikan
Për Ukrainën po afrohet një Pashkë e re nën bomba dhe Papa ka dashur t'i gjendet pranë vuajtjes së një popullsie të shënuar nga katër vite luftë. Biseda telefonike mes Leonit XIV dhe Volodymyr Zelenskyt u zhvillua paraditen e sotëm, 3 prill. Një komunikatë e Zyrës së Shtypit të Vatikanit njofton për “afërsinë me popullin ukrainas” të shprehur nga Papa drejtuar presidentit ukrainas, si dhe për pasqyrimin e situatës humanitare, për të cilën u rikonfirmua “urgjenca e sigurimit të ndihmave të nevojshme për popullsinë e sprovuar nga konflikti”.
Lirimi i të burgosurve, ndërprerja e armiqësive
Një tjetër konsideratë e ndarë mes Papës dhe Zelenskyt ishte ajo mbi përpjekjet e bëra për të “favorizuar – lexohet në njoftim – nisma me karakter humanitar, veçanërisht sa i përket lirimit të të burgosurve”. Në përfundim të bisedës u “ripërtëri urimi e shpresa që, me angazhimin dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare, të arrihet sa më parë në ndërprerjen e armiqësive dhe në një paqe të drejtë e të qëndrueshme”.
