Leoni XIV: të ruajmë shpirtin e sportit, respektin ndaj kundërshtarit

Papa: “të ruajmë shpirtin e sportit, qëllimi i vërtetë nuk është fitorja, por respekti ndaj kundërshtarit”

R.SH. / Vatikan

Ju keni një mision fisnik: të ruani shpirtin e sportit”. Kjo është përshëndetja e Papës drejtuar pjesëmarrësve në aktivitete të promovuar nga Lëvizja e etikës në sport, në Itali dhe vende tjera. “Kujtoni e mos harroni kurrë se qëllimi i vërtetë nuk është fitorja materiale, por respekti ndaj kundërshtarit, loja e ndershme dhe përfshirja e të gjithëve”, ishin fjalët e Leonit XIV drejtuar sportistëve të rinj, të pranishëm në audiencën e djeshme të së mërkurës, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

21 maj 2026, 15:04