Papa Leoni XIV do të vizitojë Francën nga 25 deri më 28 shtator 2026
Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë dha njoftimin për udhëtimin e ardhshëm apostolik të Papës, që do të përfshijë edhe një vizitë në selinë e UNESCO-s
R.SH. - Vatikan
Pas Spanjës, udhëtimi apostolik i Papës Leoni XIV do të jetë përsëri në një vend evropian: në Francë.
Sot, më 16 maj, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi:
"Duke pranuar ftesën e kreut të shtetit dhe të autoriteteve kishtare të vendit, si dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Ati i Shenjtë Leoni XIV do të bëjë një udhëtim apostolik në Francë nga 25 deri më 28 shtator 2026 dhe do të vizitojë selinë e Organizatës", sipas një deklarate.
Ky do të jetë udhëtimi i pestë ndërkombëtar i Papës Leoni, pas vizitave të tij në Turqi dhe në Liban (27 nëntor - 2 dhjetor 2025), në Principatën e Monakos (28 mars), Afrikë (13-23 prill) dhe Spanjë (6-12 qershor).
16 maj 2026, 13:38
