Papa pret kryeministrin e Irlandës

Micheál Martin u prit në audiencë nga Leoni XIV sot paradite, 22 maj, në Pallatin Apostolik në Vatikan. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Më pas, vëmendja u përqendrua te konteksti socio-ekonomik i vendit, si dhe te raportet ndërmjet Kishës lokale dhe Shtetit, me vëmendje të veçantë ndaj sferës arsimore.

R.SH. / Vatikan

Micheál Martin, Taoiseach (kryeministri) i Irlandës, u prit sot paradite, 22 maj, në audiencë nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan. Pas bisedës me Papën, Martin u takua më pas me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Irlandës. Biseda vazhdoi lidhur me disa çështje të politikës rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Evropën dhe Lindjen e Mesme, perspektivat për paqe në këto rajone, si dhe çështjen e multilateralizmit. Më pas, vëmendja u përqendrua mbi kontekstin socio-ekonomik të vendit, si dhe mbi marrëdhëniet ndërmjet Kishës lokale dhe Shtetit, me një vëmendje të veçantë ndaj sferës arsimore".

 

22 maj 2026, 15:33