Leoni XIV gjatë audiencës sot, më 25 qershor 2026, në Sallën Klementine me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Notit dhe sportistë nga mbarë bota. Leoni XIV gjatë audiencës sot, më 25 qershor 2026, në Sallën Klementine me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Notit dhe sportistë nga mbarë bota.

Leoni XIV: sporti bashkon dhe përcjell shenjën e një bote në paqe

Papa priti në audiencë në Sallën Clementine në Vatikan udhëheqësit e Federatës Italiane të Notit dhe pjesëmarrësit ndërkombëtarë në «Trofeun Sette Colli». Papa i nxiti ata të kultivojnë "angazhim, solidaritet dhe ndershmëri", "vlera që mbeten" edhe kur "periudha e sportit profesionist kalon".

Vatican News

Tek atletët nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në edicionin e 62-të të garës së notit «Trofeo Sette Colli» në Romë në ditët në vijim, Leoni XIV sheh "një shenjë shprese", një "shenjë të botës që duam". Papa u takua me ta në audiencë – së bashku me udhëheqësit e Federatës Italiane të Notit – këtë mëngjes, më 25 qershor, në Sallën Clementine, me rastin e Kampionatit Ndërkombëtar të Notit, i cili zhvillohet nga nesër deri të dielën, më 28 qershor, në Foro Italico, në Romë.

Në të vërtetë, të gjithë ju, nga vende të ndryshme, jeni mbledhur këtu, të shtyrë nga i njëjti pasion dhe të njëjtat vlera, pavarësisht gjuhës, kombësisë apo kulturës. Ky fakt, tipik për ngjarjet sportive ndërkombëtare, përcjell një shenjë shprese, një shenjë të botës që dëshirojmë; Kjo shenjë kontribuon që popujt të takohen paqësisht midis tyre si edhe për vëllazërimin.

Sporti, një mundësi për rritje shpirtërore

Sporti, vijon më tej Leoni XIV, "kur përjetohet mirë", nxit zhvillimin e "anëve të ndryshme të individit", duke vlerësuar "angazhimin, solidaritetin dhe ndershmërinë". Për më tepër, nuk është vetëm "bar për trupin dhe shpirtin", por edhe "mundësi për rritje shpirtërore". Noti, në veçanti, "kujton simbolikisht" një element përbërës të njerëzimit.

Të jetosh do të thotë të mësosh të lëvizësh në harmoni me të tjerët dhe me mjedisin përreth nesh. Për ne të krishterët, uji është një simbol i Pagëzimit dhe i jetës së re në Krishtin.

25 qershor 2026, 11:51