Leoni XIV në Castel Gandolfo: kohë pushimi, lutjeje e sporti

Sapo mbërriti dje në në Castel Gandolfo, qytetin e Castelli Romani, Papa u duk për pak çaste nga Pallati Apostolik për të përshëndetur besimtarët, që e prisnin në Piazza della Libertà. Ai i falënderoi për mikpritjen dhe përsëriti rëndësinë e takimit ndërmjet vëllezërve dhe motrave.

Vatican News

Perdja e kuqe në dritare i varur në ballkonin e Pallatit Apostolik, kujtoi mbërritjen e Papës Leoni për besimtarët e mbledhur në sheshin e Castel Gandolfos. Pas vizitës baritore, në Lampedusën dhe në Engjëllin e djeshëm në Sheshin e Shën Pjetrit, më 5 korrik, Papa vizitoi qytetin e Lazios, dje pasdite. Ndërsa do të kalojë një periudhë pushimi këtu, deri të hënën, më 27 korrik, siç u njoftua në një deklaratë nga Prefektura e Familjes Papnore.

 

Il Papa affacciato al balcone del Palazzo apostolico di Castel Gandolfo

Papa duke parë nga ballkoni i Pallatit Apostolik të Castel Gandolfo (@VATICAN MEDIA)

Çast domethënës takimi

Nga ballkoni i rezidencës së tij, deshi të thoshte disa fjalë për t'iu përgjigjur gëzimit të popullsisë vendase, që e priste me padurim në muajin korrik, zakonisht të për një pushim nga angazhimet e tyre.

"Mirëmbrëma, mirëmbrëma Castel Gandolfo!" ishin fjalët e para të Papës.

Faleminderit. Shumë i lumtur që jam këtu ndërmjet jush e që mund të kaloj disa nga  javët e ardhshme me pak pushim, pak lutje, pak lexim dhe, shpresojmë, edhe pak sport këtu, në Castel Gandolfo! Takimi është gjithmonë çast i rëndësishëm, kështu  jam i lum që jeni të gjithë këtu. Faleminderit për mirëseardhjen tuaj, faleminderit që jeni vëllezër dhe motra.

Lutja e Papës

Para turmës që bërtiste "Mirë se vini" dhe që duartrokiste, Papa Leoni i dha bekimin, duke e shtyrë takimin deri në Angelusin e së dielës, ndoshta edhe "dikund tjetër".

Ju siguroj gjithashtu për lutjet e mia, gjithmonë, por veçanërisht gjatë javëve të ardhshme... Zoti ju shoqëroftë gjithmonë!

A Castel Gandolfo Leone XIV trascorrerà un periodo di riposo

Në Castel Gandolfo, Leoni XIV do të kalojë një periudhë pushimi (@Vatican Media).

Më pas, Papa Leoni përshëndeti famullitarin dhe bashkësinë famullitare të Shën Tomës së Villanovës, ku vitin e kaluar, më 13 korrik 2025, pati kremtuar Meshën. Po kujtojmë se gjatë kësaj periudhe pushimi, pezullohen të gjitha audiencat e përgjithshme, si edhe audiencat private dhe ato të veçanta të Papës. Audiencat e përgjithshme do të rifillojnë të mërkurën, më 5 gusht. Lutja e Engjëllit të Zotit, gjatë të dielave të korrikut, do të recitohet në Sheshin e Lirisë në Castel Gandolfo.

I fedeli in Piazza della Libertà per salutare il Papa

Besimtarët e mblodhur në Sheshin e Lirisë në Castel Gandolfo për të përshëndetur Papën (@VATICAN MEDIA)

06 korrik 2026, 12:00