Në një minutë: vizita e Leoni XIV në Lampedusa
Vatican News
Një vizitë e shënuar nga gjeste domethënëse dhe nga kremtimi i Meshës në fushën sportive “Arena” të Lampedusës. Qëndrimi i Papës Leoni XIV në këtë ishull të Mesdheut zgjati disa orë, duke ndjekur gjurmët e Papa Françeskut, i cili e kishte zgjedhur këtë vend më 8 korrik 2013 si destinacionin e parë të vizitës së tij jashtë Vatikanit.
Posa mbërriti rreth orës 9:00, Ati i Shenjtë Leoni XIV fillimisht bëri homazh për viktimat e detit në varrezat e Lampedusës, më pas kaloi nëpër “Portën e Evropës”. Më tej, Ati i Shenjtë bekoi një pllakë përkujtimore që shënon ndryshimin e emrit të molit të ishullit, tashmë i kushtuar Papa Françeskut.
Në përfundim, u kremtua Mesha Shenjte dhe më pas Papa Leoni XIV u kthye në Vatikan.
