Përhapja dramatike e virusit Ebola vazhdon në Republikën Demokratike të Kongos Përhapja dramatike e virusit Ebola vazhdon në Republikën Demokratike të Kongos

Ebola në Kongo, Papa: komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë për shpëtimin e jetëve

Në përshëndetjet pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV kujtoi përhapjen dramatike të virusit në Rd të Kongos, i cili deri tani ka shkaktuar mbi 2.500 vdekje në vendin afrikan. Papa siguroi lutje edhe për viktimat e shembjes së minierës në Republikën Qendrore Afrikane dhe kujtoi përvjetorin e tërmetit që goditi Italinë qendrore më 24 gusht, dhjetë vjet më parë: "Besimi dhe solidariteti le të vazhdojnë të mbështesin punën e rindërtimit".

Vatican News

Afrika, me dramat e saj, është në mendimet dhe në lutjen e Leonit XIV. Në përshëndetjet e tij pas lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë kujtoi veçanërisht dy nga vendet e kontinentit që po jetojnë humbje serioze të jetës njerëzore. Papa nënvizoi edhe "përhapjen e epidemisë së Ebolës" në Republikën Demokratike të Kongos, duke kërkuar veprime korale.

Inkurajoj një përgjigje nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe komunitetet lokale në përpjekjet parandaluese, për të shpëtuar shumë jetë njerëzore.

Viktimat e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos e kanë tejkaluar 2.500, ndërsa infeksionet kanë arritur mbi 5.300. Këto shifra e bëjnë epideminë aktuale vdekjeprurëse, të dytën në historinë e vendit - me një shkallë vdekshmërie aktuale prej 47.6% - pas epidemisë së regjistruar ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 në Afrikën Perëndimore, me 11.000 vdekje dhe 28.000 infeksione.

Miniera Zamboye

Më pas mendimi i Papës kaloi në Republikën Qendrore Afrikane ku, më 18 gusht, shembja e një miniere ari në Zamboye shkaktoi mbi 100 vdekje. Vendi u mbyll në orët e fundit nga qeveria edhe për shkak të mosrespektimit të standardeve të minierave dhe direktivave administrative. Këto janë arsyet që vuri në dukje Leoni XIV, duke kujtuar "angazhimin për të garantuar sigurinë dhe ligjshmërinë e vendeve të minerare".

Tërmeti i Italisë qendrore

Së fundi, Papa Leoni kujtoi edhe dhjetëvjetorin e tërmetit që, më 24 gusht 2016, goditi dhe shkatërroi një zonë të gjerë Apeninesh në Itali, që përfshinte Lacion, Market, Umbrien dhe Abrucon, duke shkaktuar mbi 299 të vdekur, gati 400 të plagosur dhe mbi 40.000 vetë të zhvendosur. Ndër komunat e shkatërruara ishin Amatrice, e cila pati numrin më të lartë të viktimave; Accumuli, epiqendra e dridhjes së parë të fortë me magnitudë 6.0; dhe Arquata del Tronto, me shkatërrimin e fshatit Pescara del Tronto. Papa, më pas, siguroi se lutet "për të ndjerët, familjet e tyre dhe për të gjitha komunitetet e përfshira", duke kërkuar që "feja dhe solidariteti të vazhdojnë të mbështesin punën e rindërtimit".

23 gusht 2026, 14:53