Papa kujton viktimat e stalinizmit dhe nazizmit
Vatican News
Papa Leoni XIV kujtoi viktimat e stalinizmit dhe nazizmit, duke iu drejtuar besimtarëve polakë gjatë audiencës së përgjithshme të kësaj të mërkure, të zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit.
“23 gushti shënon Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit”, tha Papa, duke rikujtuar se në këtë ditë, në liturgji, përkujtohet Władysław Findysz, prift polak dhe i pari polak i shpallur i Lumë si martir i përndjekjeve komuniste.
Leoni XIV solli në vëmendje dëshminë e këtij meshtari, i cili gjatë Koncilit II të Vatikanit e mbështeti shpirtërisht punën e tij dhe përfshiu besimtarët në atë që ai e quante “Vepra konciliare e mirësisë”, përmes akteve të dashurisë dhe të ripërtëritjes morale.
Duke iu referuar kësaj dëshmie, Papa nënvizoi se kujtimi i viktimave të regjimeve totalitare nuk duhet të mbetet vetëm një përkujtim i së kaluarës, por të bëhet një mësim për të tashmen. “Dëshmia e tij na kujtoftë se qytetërimi i dashurisë ndërtohet duke falur dhe duke e mposhtur të keqen me të mirën”, përfundoi Leoni XIV.
