Një pamje e Republikës së San Marinos (fdecomite) Një pamje e Republikës së San Marinos (fdecomite)

Papa në Rimini e San Marino: publikohet programi zyrtar

Dita e 22 gushtit do t'i kushtohet një vizite baritore në Republikën e San Marinos ku, përveç takimit me autoritetet, Papa do të kryesojë adhurimin eukaristik në Bazilikë. Në Rimini, vizita në Mitingun për Miqësinë ndërmjet Popujve, me etapën e dy ekspozitave të vendosura në Panairin kushtuar Shën Augustinit dhe Leone Harmel. Më pas, takimi në Katedrale me të sëmurët, të gjymtuarit dhe të varfrit e ndihmuar nga Caritas, si dhe Mesha në Port.

Vatican News

E shkurtër, por përplot me ngjarje, vizita baritore e Leonit XIV në Republikën e San Marinos dhe në Rimini,  me etapën e fundit në Mitingun për Miqësinë ndërmjet Popujve, takim tradicional i organizuar nga  Comunione e Liberazione (Bashkim e Çlirim) në qytetin Romanjol, nga 21 deri më 26 gusht, me titullin "Dashuria që tund diellin dhe yjet e tjera". Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë publikoi sot programin zyrtar.

San Marino, takime me autoritetet, adhurim në Bazilikë

Nisja është planifikuar për në orën 8:00 të mëngjesit nga heliporti i Vatikanit. Pas një ore fluturimi, Papa do të ulet në Aeroportin Torraccia (Republika e San Marinos) dhe do të shkojë në Piazza della Libertà. Në Palazzo Pubblico do të takohet me Sekretarët e Shtetit të San Marinos e, më pas, do të ketë një takim privat me Kapitenët Regjentë në Sallën e Këshillit të Të Dymbëdhjetëve. Këtu, do të nënshkruhet Libri i të Ftuarve të Shquar.

Palazzo Pubblico, do të zhvillohet takimi me Sekretarët e Shtetit, i ndjekur nga biseda private me Kapitenët Regjentë në Sallën e Këshillit të të XII-ve (Sala Consiglio dei XII). Këtu do të bëhet edhe nënshkrimi i Librit të Mysafirëve të Shquar.

Në orën 10:40, takimi është në program në Sallën e Këshillit të Madh dhe të Përgjithshëm,  (Sala del Consiglio Grande e Generale), pas të cilit, nga ballkoni qendror i Palazzo Pubblico, Papa do të përshëndesë  turmën në shesh dhe do të japë një bekimin apostolik.

Më pas Papa do të shkojë në Bazilikën e San Marinos, ku do të pritet nga Imzot Domenico Beneventi, Ipeshkëv i San Marino-Montefeltro, dhe Rektori, Atë Marco Mazzanti. Adhurimi Eukaristik do të zhvillohet me nderimin e Relikeve të Shën Marinos, në prani të meshtarëve, të rregulltarëve dhe përfaqësuesve të jetës kishtare të Dioqezës. Në orën 12:15, Papa do t’i përshëndesë besimtarët në shesh dhe do t'u japë lamtumirën autoriteteve.

Vizitë private Augustinianeve të Pennabillit

Në një formë ngushtësisht private, Leoni XIV do të vizitojë edhe komunitetin e Kuvendit të Shëna Ndout të Padovës, të Murgeshave Augustiniane, në Pennabilli.

Ky kuvend është vendi ku gjatë Luftës II Botërore, murgeshat iu përgjigjën mizorive të luftës duke hapur dyert e tyre për dy komunitete të tjera murgeshash,  që gjermanët donin t'i internonin në Gjermani dhe për vajzat e familjeve të personave të zhvendosur nga Rimini.

Sot, komuniteti përbëhet nga 11 murgesha me kushte solemne të jetës murgare, dy murgesha me kushte të përkohshme dhe një rishtare a novicie. Eprori i Përgjithshëm i Urdhrit Augustinian atëherë ishte Arë Robert F. Prevost, i cili miratoi transferimin e katër murgeshave nga Manastiri Augustinian i Lecceto (Siena) - në Pennabilli në nëntor 2012, duke rritur kështu më tej praninë e këtyre murgeshave kundruese në zonë.

Mitingu, ekspozitat për Augustinin e Harmelin, takimi me të varfrit dhe Mesha në Port

Helikopteri papnor planifikohet të ulet në Panairin e Riminit në orën 14:45. Papa do të vizitojë dy ekspozita: një kushtuar Shën Augustinit dhe tjetra, Leon Harmelit. Është programuar gjithashtu edhe një ndalesë në Fshatin e Fëmijëve, prej nga Papa do të përshëndesë pjesëmarrësit e Takimit, e më pas, do të marrë pjesë në tjetër takim, në Auditorin e Madh, në orën 16:00. Në Katedralen e Riminit, Leoni XIV do të mbërrijë në orën 17:30, ku do të takohet me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara dhe të varfrit e ndihmuar nga Caritasi.

Më pas do të transferohet në Piazzale del Porto, ku do të kryesojë Meshën në orën 18:30. Vizita e Papës do të përfundojë në orën 20:00. Në orën 21:00 Leoni XIV a do të rikthehet në Vatikan.

12 gusht 2026, 15:10