Atë Daleng, augustinian, zëvendësregjent i ri i Shtëpisë Papnore Atë Daleng, augustinian, zëvendësregjent i ri i Shtëpisë Papnore

Atë Daleng, augustinian, zëvendësregjent i ri i Shtëpisë Papnore

Me origjinë nga Nigeria, Atë Edward Daniang Daleng, O.S.A. ka qenë deri më tani këshilltar i përgjithshëm dhe prokuror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit

Vatican News

Papa Leoni XIV ka emëruar si zëvendësregjent të ri të Prefekturës së Shtëpisë Papnore rregultarin augustinian Atë Edward Daniang Daleng, O.S.A., tashmë këshilltar i përgjithshëm dhe prokuror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit.

I lindur më 4 prill 1977 në Yitla’ar, Kwalla, Plateau State (Nigeri), ai bëri kushtet e para të jetës rregulltare në Urdhrin e Shën Augustinit më 9 nëntor 2001 dhe kushtet solemne më 13 nëntor 2004. U shugurua meshtar më 10 shtator 2005 dhe mori doktoraturën në Teologji Morale në Akademinë Alfonsiane në vitin 2012.

Në një intervistë me mediat e Vatikanit, pak ditë pas zgjedhjes së Papa Leonit në Selinë e Pjetrit, Atë Edward Daniang Daleng, tregonte për lidhjen e veçantë të Prevost me Afrikën. "Ai e ka Afrikën në zemër", thoshte Daleng. "Prevost ka vizituar disa herë të gjitha misionet tona afrikane dhe ka ardhur në vendin tim, Nigeri, të paktën dhjetë herë, përfshirë atë në vitin 2016, kur festuam për herë të parë kapitullin e përgjithshëm të ndërmjetëm". "Për të kuptuar sa shumë e donte vendin tim - tregonte ende rregulltare augustinian - mjafton të kujtojmë se pasi u bë Epror i përgjithshëm në ditën e 46-vjetorit të lindjes së tij, më 14 shtator, në nëntor Prevost ishte tashmë tek ne në Nigeri. Nuk mungoi në asnjë kapitull, ishte gjithmonë i pranishëm".

10 nëntor 2025, 12:51