2025.11.17 Partecipanti al Corso di aggiornamento dei Responsabili DIocesani di Pastorale liturgica

Italofonia: Papa, gjuha italiane mjet bashkëpunimi dhe vëllazërie mes popujve

Gjuha italiane mjet bashkëpunimi dhe vëllazërie mes popujve

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV me rastin e konferencës së parë ndërkombëtare të italofonisë që po zhvillohet në Romë dhe e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë dhe shoqatës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar me shoqërinë Dante Alighieri, ka dërguar përmes një mesazhi të sekretarit të Shtetit të Vatikanit të Vatikanit, Pietro Parolin, "përshëndetjet dhe vlerësimin e tij urues për ngjarjen domethënëse".

Shenjtëria e Tij "uron që ky moment takimi, që synon të vlerësojë dhe të përhapë jashtë vendit gjuhën, kulturën dhe sipërmarrjet italiane, të mund të favorizojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin formues midis shoqërisë civile, duke forcuar vlerat e përjetshme të krishtera të solidaritetit dhe angazhimit humanitar, duke u bërë operatorë paqeje dhe vëllazërie mes popujve". Papa Leoni XIV së fundi "inkurajon të vazhdohet në promovimin e një kulture të mençur dhe të guximshme, që forcon mendjen dhe zemrën e secilit".

18 nëntor 2025, 12:45