Leoni XIV në fluturim për në Stamboll, ndalesa e fundit në ditën e tij të parë në Turqi
R.SH. / Vatikan
Në orën 6:35 pasdite (ora lokale), avioni Airbus A320neo i ITA Airways me Papën Leono XIV u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Ankara-Esenboğa me destinacion Stambollin, qytetin më të madh në Evropë që ndodhet midis dy kontinenteve: Azisë dhe Evropës. Papa do të qëndrojë në Turqi (Türkiye) deri të dielën, më 30 nëntor, përpara se të udhëtojë për në Liban deri më 2 dhjetor, në udhëtimin e tij të parë apostolik.
Vizitë në Mauzoleun e Ataturkut
Dita e Papës në kryeqytetin turk filloi në orën 10:22 të paradites (ora lokale) me ulje dhe një pritje zyrtare nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, përpara se të vazhdonte me një vizitë në Mauzoleun e Ataturkut.
Takim me Presidentin Erdogan
Pasdite, Leoni XIV u zhvendos në pallatin presidencial, ku u prit nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Fjala drejtuar autoriteteve turke
Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe një takimi privat, Papa shkoi në Bibliotekën e Kombit, ku u takua me përfaqësues të autoriteteve, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik, përpara se të mbante një fjalim.
Papa në Presidencën për Çështjet Fetare
Pastaj Papa udhëtoi për në Presidencën për Çështjet Fetare (Diyanet), duke u takuar me presidentin e saj, Safi Arpaguş, për një bisedë të shkurtër.
Nisja për në Stamboll
Ndalesa e fundit ishte një vizitë në Nunciaturën Apostolike në Ankara. Prej andej, Leoni XIV udhëtoi për në aeroportin e kryeqytetit. Pati një vonesë të vogël në krahasim me kohën e planifikuar të nisjes, sepse Papa, duke u larguar nga Nunciatura, ngadalësoi për të përshëndetur, nga makina e tij, njerëzit e mbledhur përpara një Kishë famullitare.