Papa takon aktorin Robert De Niro: "është kënaqësi t'ju njoh"
R.SH. / Vatikan
"Good morning! Është kënaqësi t'ju njoh!". Kështu Papa Leoni XIV i tha Robert De Niros, i cili sot paradite u prit në audiencë në Sallën del Tronetto të Pallatit Apostolik në Vatikan, mes një axhende të ngjeshur të Papës. "Edhe për mua", u përgjigj aktori 82-vjeçar, dy herë fitues i çmimit Oscar. Amerikan, por me origjinë italiane (saktësisht nga Molise) të cilën e ka theksuar gjithmonë me krenari, De Niro dëshironte ta përfundonte turneun e tij 48-orësh në Romë me një shtrëngim duarsh me Papën Prevost, bashkatdhetarin e tij.
Një Papë i cili, siç tregojnë shumë miq të vjetër në Çikago, i pëlqente të shkonte në kinema. Dhe kështu ndodhi: në Sala del Tronetto në Vatikan një shkëmbim batutash në anglisht, një foto me pesë shoqëruesit dhe, në fund, dhurimi i një Rruzare për secilin prej të pranishmëve.