Imzot Anthony Onyemuche Ekpo, Këshilltar i ri I Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Imzot Anthony Onyemuche Ekpo, Këshilltar i ri I Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit

Sekretaria e Shtetit të Vatikanit: Papa emëron Imzot Ekpo këshilltar të ri

Leoni XIV zgjodhi teologun dhe kanonistin 43-vjeçar Ekpo, lindur në Nigeri, deri tani nënsekretar i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor. Ka punuar në Seksionin për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë. Është emëruar edhe nënsekretar i ri i Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare

R.SH. / Vatikan

Meshtari ri Ekpo është me origjinë nigeriane. Pas emërimit të fundit të rregulltarin augustinian Atë Edward Daniang Daleng, O.S.A. Zëvendës-Regjent i ri i Prefekturës së Familjes Papnore, Ati i Shenjtë Leoni XIV zgjodhi një meshtar tjetër nga vendi afrikan për një detyrë të rëndësishme në Kurien Romake: është Imzot Anthony Onyemuche Ekpo, i emëruar sot, 19 nëntor, këshilltar i ri për Çështjet e Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, seksion në të cilin shërbeu pothuajse gjashtë vjet përpara se Papa Françesku ta zgjidhte Nënsekretar të Dikasterit të Selisë së për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor.

Deri tani, nënsekretar i Dikasterit për Zhvillimin njerëzor  integral

I lindur në Umudike, Nigeri, në vitin 1981, meshtari, i shuguruar në vitin 2011 dhe i emëruar kapelan i Shenjtërisë së Tij në mars 2023, mori një Doktoraturë në Teologjinë Sistematike pranë Universitetit Katolik Australian, në vitin 2013, dhe një Doktoraturë në të Drejtën Kanonike, pranë Universitetit Gregorian, në vitin 2021. Hyri në shërbim të Selisë së Shenjtë si zyrtar i Seksionit për Çështjet e Përgjithshme më 5 shtator 2016; në prill 2023, u emërua Nënsekretar i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, duke ndihmuar punën e Prefektit, Kardinalit Michael Czerny, Sekretares, Motër Alessandra Smerilli dhe Nënsekretarit tjetër, Kardinalit Fabio Baggio.

"Dëshira ime është të jem në gjendje të bashkëpunoj me eprorët dhe punonjësit e Dikasterit për të çuar përpara vizionin e Dikasterit dhe misionin e Kishës" - tha imzot Ekpo ditën e emërimit të tij, duke i përshëndetur udhëheqësit dhe kolegët, të cilët i falënderoi "për miqësinë dhe punën e tyre të përbashkët gjatë këtyre viteve". Në përfundim të këtij takimi prekës, iu lut Zotit t'i japë gjithmonë "hirin për të kryer, me gëzim, pasion dhe përkushtim" shërbimin e tij ndaj Kishës.

19 nëntor 2025, 14:39