Gratë Rojtare të Paqes, një aktivitet në Borgo Laudato si'

Eventi "Forca e Grave - Rojtare të Paqes, Arkitekte të së Ardhmes" do të zhvillohet të premten, më 12 dhjetor në Castel Gandolfo. Kjo iniciativë synon të kuptojë rolin e grave në fusha të tilla si drejtësia sociale, kujdesi për krijimin dhe promovimi i paqes.

R.SH. / Vatikan

Një shëtitje e shkurtër në frymën e paqes mes bukurisë së Borgo Laudato si', pranë rezidencës papnore në Castel Gandolo, një gjest simbolik i angazhimit të përbashkët për promovimin e paqes dhe qëndrueshmërisë përmes artit, filmit dhe kulturës. Shëtitja, e planifikuar për të premten, më 12 nëntor, në orën 15:30, shënon fillimin e eventit "Forca e Grave - Rojtare të Paqes, Arkitekte të së Ardhmes" si pjesë e edicionit të parë të "Festivali i Filmit Hallelujah - Simpoziumi Ndërkombëtar i Paqes", i programuar për në Castel Gandolfo nga 6 deri më 13 dhjetor 2025.

Takimi i së premtes, më 12 dhjetor, i kushtohet rolit të grave në promovimin e paqes, mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse, të vëmendshme ndaj drejtësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Do të marrin pjesë përfaqësues nga bota e kinemasë, kulturës dhe artit, me Pascal Vicedomini, themeluesin e Festivalit të Filmit Hallelujah, i cili do të koordinojë iniciativën. Regjisorja italiane Liliana Cavani është e ftuara e nderit. Takimi do të përfundojë me një prezantim mbi përgjegjësinë kolektive në rrugëtimin e pajtimit dhe paqes nga Kardinali Fabio Baggio, Nënsekretar i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit e Gjithanshëm Njerëzor dhe Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Laudato Si' për Formim të Avancuar.

03 dhjetor 2025, 16:35