Imzot Peña Parra punonjësve të Vatikanit: ta jetojmë shërbimin me qetësi dhe frytshmëri
Kryeipeshkvi zëvendës i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit imzot Peña Parra ka kremtuar Meshën me rastin e Krishtlindjes me punonjësit e Vatikanit, sot paradite, më 19 dhjetor, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Imzot Peña Parra bëri thirrje për të kryer shërbimin “me gëzim” edhe “në mes të problemeve dhe lodhjeve”, për të bashkëpunuar në projektet e Hyjit.
R.SH. – Vatikan
“Të ruash praninë e Zotit” në ditët tuaja, “të thellosh dashurinë për Krishtin” në lutje, duke ruajtur “përmasën shpirtërore” në përditshmërinë tuaj, me një “shikim mbinatyrore” në profesion, në mision, në studime, në apostullat, e madje edhe “në pengesat”, me “sigurinë” dhe “gëzimin” të vetëdijshëm se po bashkëpunoni në “projektet dashamirëse dhe shpëtimtare të Zotit”. Kjo thirrja e tij drejtuar punonjësve të Vatikanit kryeipeshkvi zëvendës i Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, imzot Edgar Peña Parra, gjatë Meshës së kremtuar në pragun e Krishtlindjes.
19 dhjetor 2025, 14:36