Një moment nga ushtrimet shpirtërore të mbajtura marsin e kaluar në Sallën Pali VI, të drejtuara nga Atë Roberto Pasolini, predikues i Shtëpisë Papnore. (Divizioni Fotografik i VATICAN MEDIA) Një moment nga ushtrimet shpirtërore të mbajtura marsin e kaluar në Sallën Pali VI, të drejtuara nga Atë Roberto Pasolini, predikues i Shtëpisë Papnore. (Divizioni Fotografik i VATICAN MEDIA)

Predikimet e lohës së Ardhjes në Vatikan mbi temën e Shpresës

Predikimet e Ardhjes do të mbahen në Sallën Pali VI në tre të premtet para Krishtlindjes: nesër, 5, 12 dhe 19 dhjetor. Ato do të shtjellohen, në prani të Papës, nga predikatari i Shtëpisë Papnore, Atë Pasolini. "Pritja e kthimit përfundimtar të Krishtit qoftë e frymëzuar nga qëllimi për të ndërtuar Shtëpinë e tij, Kishën, si një bashkësi vëllazërore", shkruan rregulltari kapuçin në ftesën e tij drejtuar Kuries Romake.

R.SH. / Vatikan

Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se meditimet e kohës së Ardhjes, në Vatikan, do të mbahen nga Predikatari i Shtëpisë Papnor, Atë Roberto Pasolini, kapuçin. Predikimet janë të hapura për kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë, prelatët dhe anëtarët laikë të familjes papnore, punonjësit e Kuries Romake, Guvernatoratit dhe Vikariatit të Romës, dhe Eprorët e Përgjithshëm të urdhrave rregulltarë anëtarë të Kapelës Papnore. Predikimet e kohës së Ardhjes do të zhvillohen të premten, më 5 dhjetor, të premten më 12 dhjetor dhe të premten më 19 dhjetor, në orën 9:00 të mëngjesit, në prani të Papës.

04 dhjetor 2025, 17:20