Koreanë të rinj me panele skulpturash që mbajnë logot e Dioqezës Botërore të Rinisë Seul 2027 dhe të pesëmbëdhjetë dioqezave të Koresë (foto © Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën) Koreanë të rinj me panele skulpturash që mbajnë logot e Dioqezës Botërore të Rinisë Seul 2027 dhe të pesëmbëdhjetë dioqezave të Koresë (foto © Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën)

DBR 2027: ka nisur shtegtimi i simboleve drejt dioqezave koreane

Pesëmbëdhjetë skulptura, të bekuara nga Kryeipeshkvi imzot Chung, do të mbërrijnë në po aq dioqeza të vendit, së bashku me Kryqin dhe ikonën e Zojës Bekuar Salus Populi Romani. Gjatë ceremonisë së bekimit, ipeshkvi u bëri thirrje besimtarëve vendas që t'i mirëpresin "ngrohtësisht" të rinjtë nga e gjithë bota dhe të angazhohen në organizimin e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë.

R.SH. - Vatikan

Pesëmbëdhjetë panele-skulptura me logon e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë (DBR), e programuar të mbahet në Seul në vitin 2027, do të udhëtojnë drejt po aq dioqezave të Kishës katolike të Koresë së Jugut. Më 20 janar, në Katedralen e Myeongdong-ut, kryeipeshkvi Imzot Peter Soon-taick Chung bekoi pesëmbëdhjetë simbolet e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë. Në secilin prej tyre është shtypur emri i një prej pesëmbëdhjetë dioqezave të Koresë, që janë edhe destinacionet e shtegtimit të tyre kombëtar.

Të rinjtë koreanë me Kryqin e DBRsë Seul 2027.
Të rinjtë koreanë me Kryqin e DBRsë Seul 2027.

Thirrja për të mirëpritur të rinjtë nga e gjithë bota

Gjatë ceremonisë së bekimit të pesëmbëdhjetë paneleve, Kryeipeshkvi imzot Chung nënvizoi rëndësinë e skulpturave si shenja të dukshme të misionit të përbashkët dhe bashkimit: “Skulptura që mban emrin e secilës dioqezë do t'u kujtojë të gjithë atyre që po përgatiten për këtë ngjarje thirrjen e tyre dhe hirin e Zotit që kanë marrë”, pohoi kryeipeshkvi Imzot Chung. Ai më pas i inkurajoi besimtarët që t'u përkushtohen me gjithë zemër përgatitjeve për të organizuar “një festë të rinisë që do të mirëpresë ngrohtësisht të rinjtë nga e gjithë bota” dhe u lut që të gjithë ata që kundrojnë skulpturën të ndihmohen për t'u rritur gjithnjë e më shumë në ngjashmëri me Krishtin.

Kryeipeshkvi i Seulit, Imzot Peter Soon-taick Chung, bekon panelet e DYD 2027 dhe ikonën e Zonjës Mari Salus Popoli Romani.
Kryeipeshkvi i Seulit, Imzot Peter Soon-taick Chung, bekon panelet e DYD 2027 dhe ikonën e Zonjës Mari Salus Popoli Romani.

Ndalesa e parë në dioqezën e Wonju-së

Pas shtegtimit ndërkombëtar në nëntë vende, gjatë të cilit përcollën lutjet dhe shpresat e të rinjve, ikona e Zojës Bekuar Salus Populi Romani dhe Kryqi simbol i Ditës Botërore të Rinisë (DBR-së) u kthyen në Kore në dhjetor 2025. Më 21 janar, Kryqi dhe Ikona e Zojës Mari nisën shtegtimin kombëtar nëpër dioqezat e Koresë. Në këtë moment ato ndodhen në Wonju, ku do të qëndrojnë deri më 25 shkurt. Pasi të vizitojnë dioqezat e mbarë Koresë, simbolet e Ditës Botërore të Rinisë do të kthehen në Kryedioqezën e Seulit në qershor 2027.

Në linjë me angazhimin e DBR-së pro kujdesit për krijimin dhe përgjegjësisë ekologjike, panelet-skulptura janë realizuar duke përdorur panele "alveolare", një material me bazë letre plotësisht i riciklueshëm. Dizajni u krijua nga vullnetari i ri Jung-hoon Cho.

Megjithëse përmasat variojnë paksa sipas dioqezës, çdo skulpturë është rreth 1.5 metra e gjerë dhe 80 centimetra e lartë. Skulpturat do të udhëtojnë në të gjithë vendin si shenjë bashkimi dhe njësie brenda Kishës në Kore dhe në mbështetje të një sërë aktivitetesh dioqezane dhe famullitare gjatë shtegtimit.

27 janar 2026, 17:10