Kardinali Parolin Kardinali Parolin

Kard. Parolin në Danimarkë nga 24 deri më 26 janar

Sekretari i Shtetit të Vatikanit po udhëton në vendin evropian si legat papnor për 1200-vjetorin e fillimit të misionit të Shën Ansgarit. Në program, edhe bisedime diplomatike ndërmjet të cilave, vizita tek Mbreti Frederik X si dhe takimi me Ministrin e Jashtëm Rasmussen.

R.SH. - Vatikan

Duke nisur që sot, 24 janar, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, është në Danimarkë si legat papnor me rastin e 1200-vjetorit të fillimit të misionit të Shën Ansgarit në vendin verievropian. Vizita - sipas programit të publikuar nga llogaria X e Sekretarisë së Shtetit, @TerzaLoggia - do të vazhdojë deri më 26 janar.

Mbrëmësoret dhe takimet ekumenike

Programi i sotëm parashikon pjesëmarrjen në mbrëmësoret ekumenike, në Katedralen Luterane të Kopenhagen (Vor Frue Domkirke). Më pas, Kardinali Parolin do të takohet me diplomatë dhe udhëheqës të Kishave të tjera.

Të diel, më 25 janar, do të vizitojë kuvendin e Sankt Josefs Karmel në Hillered, do të takohet me murgeshat benediktine të Vor Frue Kloster në Birkerod dhe do të kryesojë Meshën në Katedralen e Shën Ansgarit, në Kopenhagen, me rastin e 12-vjetorit të lartpërmendur.

Takime Diplomatike

Të hënën, më 26 janar, Sekretari i Shtetit do të vizitojë Mbretin Fredrik X të Danimarkës në Pallatin Amalienborg. Më pas do të takohet me Ministrin e Jashtëm Lars Lokke Rasmussen, në Eigtveds Pakhus. Së fundmi, do të vizitojë Seminarin Redemptoris Mater në Vedbak

24 janar 2026, 15:05