Motra Raffaella Petrini  (@Vatican Media) Motra Raffaella Petrini (@Vatican Media)

Motra Raffaella Petrini bëhet anëtare e Komisionit për çështjet konfidenciale

Papa Leoni XIV emëroi motër Petrinin në komisionin që vendos për çdo rast në veçanti, se cilat transaksione financiare duhet të mbahen konfidenciale.

R.Sh. Vatikan

Komisioni për çështjet konfidenciale u shtua edhe me një anëtar të ri. Papa emëroi motër Raffaella Petrini-n, kryetare të Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit dhe kryetare të Guvernatorit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit në këtë komision. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një deklarate të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Komisioni për çështje konfidenciale u krijua në vitin 2020 dhe kardinali Kevin Farrell qe i pari kryetar i tij. Është një organ që vendos nëse do të ruhet sekreti papnor për disa çështje ligjore, ekonomike ose financiare. Organi në fjalë mbikëqyr transparencën dhe kontrollin në lidhjen e kontratave publike të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, si edhe mbikëqyr kontratat e vetë Selisë së Shenjtë.

Motër Raffaella Petrini, murgeshë e Motrave Françeskane të Eukaristisë, ka lindur në Romë më 15 janar 1969 dhe është diplomuar në shkenca politike nga «Libera Università Internazionale degli Studi Guido Carli». Po ashtu ka mbrojtur doktoraturën pranë Universitetit Papnor të Shën Tomë Akuinit. Që prej vitit 2022, ajo ka shërbyer si sekretare e përgjithshme e Guvernatoratit. Më 15 shkurt, Papa Françesku e emëroi motër Petrinin kryetare të Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit, si dhe kryetare të Guvernatoratit. Këtë detyrë e mori më 1 mars 2025.

03 shkurt 2026, 15:34