Papa takon delegacionin e rrjetit ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore
R.SH. / Vatikan
“Të mbërrish këtu nga të gjitha kontinentet, të takohemi përsëri përballë Papës për të dëgjuar fjalët e tij, të cilat që nga dita e parë na kanë ftuar të jetojmë në paqe me veten, në vendin tonë, në shoqërinë tonë dhe në komunitetin tonë, ka qenë një moment i shenjtë.” Motra Abby Avelino, koordinatore e ‘Talitha Kum’, Rrjeti ndërkombëtar i promovuar nga Jeta e Kushtuar kundër fenomenit të turpshëm të trafikimit të qenieve njerëzore, flet në emër të delegacionit prej 20 personash, pothuajse të gjitha gra, i pranishëm në audiencën e përgjithshme të kësaj së mërkure. “Nga Papa Leoni XIV — shpjegon Motra Abby Avelino për mediat e Vatikanit — kemi marrë inkurajimin për të vazhduar luftën kundër plagës së tregtisë së njerëzve, të vetëdijshëm se paqja nuk do të jetë e mundur nëse nuk respektojmë vërtet dinjitetin njerëzor”.