Kapela e Shën Palit në Vatikan (Divizioni Fotografik i VATICAN MEDIA) Kapela e Shën Palit në Vatikan (Divizioni Fotografik i VATICAN MEDIA)

“Të ndriçuar nga një lavdi e fshehur”, Ushtrimet shpirtërore për Kreshmën

Nga e diela 22 deri të premten 27 shkurt, meditimet e Kreshmës për Papën dhe anëtarët e Kuries Romake do të mbahen në Kapelën Paolina në Vatikan dhe do të udhëhiqen nga ipeshkvi murg cisterçen norvegjez, Erik Varden, një stil murgar për javën e ushtrimeve shpirtërore për Leonin XIV dhe Kurien Rmake në fillim të Kreshmës

R.SH. / Vatikan

Fillimi i Ushtrimeve shpirtërore për Kreshmën do të jetë të dielën, 22 shkurt, në orën 17:00 në Kapelën Paolina, në prani të Papës, kardinalëve që banojnë në Romë dhe drejtuesve të Dikastereve të Kuries Romake. Sipas Prefekturës së Shtëpisë Papnore, ato do të udhëhiqen nga imzot Erik Varden, murg Cisterçenë (Trapist) dhe ipeshkëv i Trondheim-it në Norvegji, me temën: “Të ndriçuar nga një lavdi e fshehur”.

Meditimet

Nga e hëna 23 deri më 27 shkurt, do të mbahen nga dy meditime në ditë: në orën 9:00 të mëngjesit, pasuar nga lutja e "Orës së Mesme", dhe në orën 17:00 të pasdites, pasuar nga adhurimi Eukaristik dhe lutja mbremësore. Pas reflektimit të parë me temë: “Hyrja në Kreshmë”, të dielën 22 shkurt, janë programuar dy reflektime mbi Shën Bernardin: “Shën Bernardi idealist” mëngjesin e 23 shkurtit dhe “Shën Bernardi realist” pasditen e 26 shkurtit. Temat e tjera që do të trajtohen gjatë meditimeve janë:

  • Ndihma e Zotit;

  • Të bëhemi të lirë;

  • Shkëlqimi i së vërtetës;

  • Mijëra do të bien;

  • “Unë do ta përlëvdoj Zotin”;

  • Engjëjt e Zotit;

  • Shqyrtimi a shoshitja;

  • Meditimi i fundit do të fokusohet te tema “Të komunikosh shpresën”.

Nga Norvegjia në Radio Vatikani

Imzot Erik Varden ka lindur më 13 maj 1974 në Sarpsborg, Norvegji (dioqeza e Olso-s). Ai kreu studimet filozofiko-teologjike në Kembrixh, ku mori Doktoraturën në Teologji, dhe në Institutin Papnor Lindor në Romë, duke u licencuar në Shkencat Kishtare Lindore. Hyri në Urdhrin e Cisterçesëve (Traspistëve) në vitin 2002 dhe bëri kushtet e para solemn të jetës murgare në Abacinë e Mount St. Bernard në Leicestershire më 6 tetor 2007. U shugurua meshtar më 16 korrik 2011. Më pas, dha mësim në Ateneun Papnor të Shën Anselmit, në Romë, duke punuar në të njëjtën kohë për seksionin skandinav të Radio Vatikanit.

Më vonë u kthye në Abacinë e Mount St. Bernard, duke marrë përgjegjësinë si Epror ad nutum (nga viti 2013), dhe në vitin 2015 u zgjodh Abat i kësaj Abacie. Në vitin 2019, Papa Françesku e emëroi ipeshkëv prelat të Trondheim-it dhe u shugurua ipeshkëv në vitin 2020. Nga viti 2023 mban edhe detyrën e administratorit apostolik të Prelaturës së Tromsø-s, ndërsa nga viti 2024 është president i Konferencës Episkopale Skandinave. Në vitin 2025, Papa Leoni XIV e emëroi anëtar të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Klerin.

05 shkurt 2026, 12:12