2024.05.25 Takim me Fëmijët - Stadiumi Olimpik në Romë 2024.05.25 Takim me Fëmijët - Stadiumi Olimpik në Romë

Anulohet Dita Botërore e Fëmijëve e parashikuar të mbahej në Romë

Anulimi i ngjarjes së parashikuar për fundin e shtatorit u miratua nga Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën pas kirografit të Papës të shkurtit të kaluar. Një shënim sqaron se "të gjitha nismat që synojnë kujdesin pastoral të fëmijëve mund të kremtohen, sipas gjykimit të Ipeshkvijve, në nivel dioqezan ose famullitar."

R.SH. / Vatikan

Pas kirografit të Leonit XIV të datës 12 shkurt 2026 lidhur me Ditën Botërore të Fëmijëve, Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Laikët, Familjen dhe Jetën, "pas një reflektimi të kujdesshëm dhe në mirëkuptim me Atin e Shenjtë, e ka parë të udhës të anulojë kremtimin e Ditës II Botërore të Fëmijëve, të programuar fillimisht në Romë nga data 25 deri më 27 shtator 2026".

Kështu thuhet në një komunikatë të Dikasterit të Vatikanit, në të cilën nënvizohet se “të gjitha nismat që synojnë kujdesin baritor të fëmijëve mund të kremtohen, sipas vlerësimit të ipeshkvijve, në nivel dioqezan ose famullitar dhe me përfshirjen e familjeve, vendi natyror i rritjes njerëzore dhe shpirtërore të çdo fëmije”. Shënimi përfundon duke riafirmuar angazhimin për promovimin e “kujdesit baritor të familjes në të gjitha komponentët e saj".

31 mars 2026, 16:44