Mbi Malin e Ullinjve, vetmia e Jezusit, në zërin e dy poeteshave
R.SH. / Vatikan
Misteri i shëlbimit, që u krye përmes vdekjes dhe Ngjalljes së Jezusit, ka nxitur shumë poetë të shkruajnë fjalë të frymëzuara, edhe ata që dukeshin, e duken, të largët nga feja... Shumë ndjeshmëri të ndryshme - John Donne, për shembull, Alphonse de Lamartine, Paul Verlaine, ose Ada Negri dhe Alda Merini, më afër nesh – u frymëzuan nga Mundimet e Krishtit, panë vuajtjet e tij e edhe Kryqin, duke gjetur në të shumë nga dhimbjet që trondisin botën.
Më të njohurat janë vargjet që lidhen me të Premten e Madhe, ose me Pashkët. Mendoni vetëm për Himnet Shenjte të Alessandro Manzonit ose për Udhën e Kryqit, ose Mundimet, kompozuar nga Mario Luzi e të lexuara nga Sandro Lombardi dhe Lucilla Morlacchi, në Koloseo, më 2 prill 1999, gjatë shërbesës fetare kryesuar nga Gjon Pali II. Por edhe e Enjtja e Madhe, kremtimi më i famshëm artistik i së cilës është ndoshta Darka e Mbrame e Leonardos, ka frymëzuar, e vijon të frymëzojë, poetë të rëndësishëm.
Dy zëra në nëntëqinden
Ndërmjet interpretuesve lirikë të rrëfimit të Ungjillit, janë edhe dy poetesha të shekullit të njëzetë. Kujtojmë veprën "Sibila klasike dhe e krishterë" e Margherita Guidacci-t (1921-1992), e cila preku disa herë temat e Pashkëve, dhe Elena Bono (1921-2014), e rizbuluar së fundmi falë antologjisë "Mbyllni sytë e shikoni", botuar nga Ares për njëqindvjetorin e lindjes së Poetes.
Guidacci u prek nga koha tronditëse e Misterit të Pashkëve që në vitin 1980, në përmbledhjen Altari i Isenheim-it, frymëzuar nga vepra e piktorit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Matthias Grünewald. Ndërmjet vargjeve, të prekin veçanërisht ato që i kushtohen mbështetëses së zhvendosjes: Tepër e madhe është heshtja: nuk thyhet / as nga vaji yt, Madalenë. / Më mirë ta mbulosh krejtësisht fytyrën / si nëna jote, ose ta ulesh atë pak gjak/ në mëshirë të heshtur, si dishepulli (Poezi, redaktuar nga Maura del Serra, Firence: Le Lettere, 1999).
"Çaste mundimi", nga Margherita Guidacci
Predella e Altarpieces së Isenheim nga Matthias Grünewald që përshkruan Rrëzimin nga PozicioniNdryshon poema e poeteshës, që ka në qendër të Enjten e Madhe e që gjendet, ndoshta krejt papritur, në një përmbledhje të vitit 1981. Titullohet “Ora e Bolonjës” e i kushtohet kujtimit të viktimave të masakrës terroriste, që ndodhi më 2 gusht 1980, në kryeqytetin Emilian. Me nëntitullin “Çastet e mundimit, ndarë në tri pjesë, teksti merr shkas nga episodi Ungjillor i Gjetsemanit ku Jezusi, pas darkës së mbrame, shkoi t'i lutej Atit dhe u kërkoi më kot Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit të rrinin zgjuar! (Marku 14,32-42; Mateu 26,30-46; Luka 22,39-46).
Guidacci i rilexon Ungjijtë në këtë mënyrë: "Por ata nuk dinin si t'i bindeshin dhe ranë menjëherë në tundimin e vetëm të mundshëm, në atë kohë:/ një gjumë tejet i thellë, pothuajse të fiktë,/ një gur që binte drejt e në ujërat e një liqeni, / ku shenjat e padeshifrueshme që i kishin shqetësuar, u shpërbënë dhe u fshinë"//.
Në vijim, Guidacci kujton djersën e Jezusit, përzier me gjak, dhe përshkruan shikimin e Krishtit, Zotit të aftë për të dalluar të keqen e së kaluarës dhe të së tashmes:
"Ai shikonte përmbajtjen e kupës!/ Jo vetëm gjitha të këqijat që qenë kryer/ deri atëhere, në atë pikë, nga mëkati i Adamit/ e deri te vrasja e Gjon Pagëzuesit,/ por edhe çka e ardhmja do ta grumbullonte/ deri në fund të ditëve, gjithçka njëlloj të pranishme para Tij:/ çdo zemërim të njeriut kundër Zotit, kundër figurës hyjnore/ i ngulitur te vëllezërit e tij. Skuqeshin/ të korrat tona të errëta nga çdo fushë therjeje, e edhe nga çdo thertore/ e nga çdo vend i fshehtë torture./ Shijoi aromën e kampeve të përqendrimit dhe gulagëve; madje dhe tmerri që vajtojmë sot/ ishte një gllënjkë nga kupa e tij/ së bashku me të tjerët që ende nuk mund t'i vajtojmë".
"Jezusi hyn në kopsht" nga Elena Bono
Rreth dy dekada më parë, në përmbledhjen e vitit 1958 “Alzati Orfeo”, Elena Bono, duke filluar nga Gjetsemani, kish zgjedhur vetën e parë dhe kishte imagjinuar ndjenjat e Krishtit. Poema fillon me një referencë ndaj deklaratës ungjillore të Jezusit: "Shpirti është gati, por mishi është i brishtë". Megjithatë, në poemë, pohimi shndërrohet në një vëzhgim intim: "Mishi është i lodhur. Njerëzit nuk do të rrinë zgjuar me mua".
Nga vargu i tretë, Mesia i drejtohet natyrës përreth drejtpërdrejt, qenieve të mbretërisë bimore dhe shtazore:
"Ju pemë të mëdha, / që gjithmonë flisni me erën, / zogj nate"... e pastaj e zgjeron bisedën e tij me elementët, veçanërisht me "natën", e aftë të mirëpresë "në barkun e saj / gjithçka mund të mirëpritet".
Poema përfundon me një lutje të trishtueshme. Nga çasti kur burrat, në gjumë, nuk do të rrinë zgjuar, zëri i imagjinuar nga Elena Bono u kërkon ndihmë të tjerëve: "Rrini zgjuar me mua, / mos më braktisni. / Mos më lini vetëm me zemrën time”.
E në këtë dridhje, duket se shfaqet ankthi njerëzor i Krishtit, që i kërkon Atit: "Largoje këtë kupë nga unë!".
E prap shton: "Megjithatë, jo çfarë dua unë, por çfarë do ti", ndërsa njerëzimi, ndonjëherë në gjumë, dje si sot, e braktis atë, shpesh ende mosbesues, në të Enjten e Madhe, në Ringjalljen që do të vijë.