Paqja e çarmatosur e çarmatosëse e të Ngjallurit
R.SH. - Vatikan
Figura solemne e Krishtit, e paraqitur duke u ngjitur në qiell, e mbështjellë me një mantel të kuq e të gjelbër, duke mbajtur në duar flamurin e kryqëzatës, emblemën e triumfit të tij... Është i Ngjalluri ai që, në mëngjesin e Pashkëve, lë sarkofagun bosh poshtë tij, i rrethuar nga ushtarë të tmerruar që vrojtojnë skenën... Janë dëshmitarë të misterit hyjnor! Figura është marrë nga korali Santa Maria Magg. 14, e është ruajtur në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.
![]()
Ngjallje, Graduale, Biblioteka Apostolike e Vatikanit, S. Maria. Magnum 14, Romë, rreth... 1517-1520 (732 x 534 mm; 100 fletë) - © Biblioteka Apostolike e Vatikanit
Një dorëshkrim muzikor
Së bashku me dy vëllime të tjera nga i njëjti koleksion, ky dorëshkrim i madh muzikor u porosit nga Kardinali Leonardo Grosso della Rovere, kushëri i Papës Juli II. Mund të datohet sigurisht pas vitit 1517, duke pasur parasysh treguesin e titullit kardinalor të Shën Pjetrit in Vincoli vendosur në zinxhirë, gdhendur me shkronja ari në mburojë, e para vdekjes së tij, më 17 shtator 1520.
![]()
Iniciale të dekoruara
Vëllimi ishte caktuar për Kapitullin e Bazilikës së Shën Marisë së Madhe dhe përmbante Temporale-n, nga e Diela e Ringjalljes, deri të Shtunën pas Rrëshajëve, me iniciale të shumta të dekoruara vendosur në panele të pasuruara me motive bimore shumëngjyrëshe.
![]()
Ngjallja, Graduale, Biblioteka Apostolike e Vatikanit, S. Maria. Magnum 14, Romë, rreth 1517-1520 (732 x 534 mm; 100 fletë) - © Biblioteka Apostolike e Vatikanit
Mesazh shprese
Krishti, pasi e mundi vdekjen, paraqitet frontalisht e madhërisht, duke u ofruar besimtarëve mesazhin e shpresës: "Resurrectio Domini, spes nostra" (Agustini, Predikimi 261, 1).
Faqja incipit tregon shkronjën fillestare R të Resurrexit me përshkrimin e Ngjalljes vendosur brenda një kornize të zbukuruar me gjethe akanti e gurë të çmuar ardhur nga lashtësia. Kornizat anësore të rrethuara nga një listelë ari dhe të pasuruara me lule, gjethe, gurë të çmuar dhe motive antike plotësojnë dekorimin e faqes
![]()
Fjalët e Leonit XIV
"Paqja qoftë me ju të gjithë! Vëllezër e motra të dashur, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të Ngjallur, Bariut të Mirë, i cili dha jetën e tij për grigjën e Zotit. Edhe unë do të doja që kjo përshëndetje paqeje të hynte në zemrat tuaja, të arrinte në familjet tuaja,ndër të gjithë njerëzit, kudo që të jenë,në të gjithë popujt, në mbarë dheun. Paqja qoftë me ju! Kjo është paqja e Krishtit të Ngjallur, paqe çarmatosëse, e përvuajtur dhe këmbëngulëse. Vjen nga Zoti, Zoti që na do të gjithëve pa asnjë kusht".
(Leoni XIV - 8 maj 2025)