Gallagher in Nigeria Gallagher in Nigeria

Imzot Gallagher në Nigeri: takim me presidentin Tinubu dhe Meshë për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher, ndodhet në Nigeri nga 2 deri më 7 korrik, me rastin e kremtimit të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Federale të Nigerisë.

Vatican News

Përfundon nesër, më 7 korrik, vizita zyrtare e imzot Paul Richard Gallagher në Nigeri. Kryeipeshkvi mbërriti në vendin afrikan më 2 korrik për të marrë pjesë në kremtimet e 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Federale të Nigerisë.

Nigeria është një nga vendet me praninë më të madhe katolike në Afrikë: aty jetojnë mbi 30 milionë besimtarë katolikë dhe shërbejnë më shumë se 10 mijë meshtarë. Megjithatë, vendi vazhdon të përballet me sfida të mëdha, sidomos në fushën e sigurisë dhe të bashkëjetesës paqësore.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare në platformën X të Sekretarisë së Shtetit, @TerzaLoggia, gjatë vizitës së tij imzot Gallagher u prit nga presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, në Pallatin Presidencial. Në takim morën pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bianca Odumegwu Ojukwu, si dhe presidenti i Komisionit të ECOWAS, Omar Louray.

Pas bisedimeve me përfaqësuesin e Selisë së Shenjtë, presidenti Tinubu u deklaroi mediave vendase se kishte rikonfirmuar angazhimin e qeverisë për të nxitur dialogun ndërfetar dhe për të promovuar paqen, harmoninë dhe tolerancën ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare.

Një nga momentet kulmore të vizitës së imzot Paul Richard Gallagher ishte kremtimi solemn i Meshës së Shenjtë, mbajtur dje paradite në Pro-Katedralen "Zoja Mbretëresha e Nigerisë", në Garki të Abujës. Liturgjia u kremtua si një falënderim për pesëdhjetë vjet marrëdhënie diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Nigerisë, duke vënë në pah lidhjet e qëndrueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.

06 korrik 2026, 21:00