Kryqi i sportistëve në Taranto për Lojërat e Mesdheut 2026 Kryqi i sportistëve në Taranto për Lojërat e Mesdheut 2026

Lojërat Mesdhetare – Papa: sporti është një imazh i një bote vëllazërore

Në ditën e hapjes së Lojërave Mesdhetare në Taranto, telegrami i Leone XIV me nënshkrimin e kardinalit Parolin, lexuar mbrëmë në Meshën në katedrale ku është vendosur Kryqi i sportistëve: nga garat e jetuara me ndjenja miqësie dhe besnikërie mund të fryjë "një erë e re shprese". Edicioni aktual mbahet në Taranto 2026 të Italisë nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026, ndërsa edicioni i ardhshëm në vitin 2030 do të organizohet në Prishtinë, Kosovë.

Vatican News

Në Taranto të Italisë kanë nisur Lojërat XX Mesdhetare, ku marrin pjesë shumë se 4.000 sportistë nga 26 vende të Mesdheut si edhe skuadra e vogël e Athletica Vaticana, shoqata sportive e Selisë së Shenjtë.

Në Meshën e kremtuar në Katedralen e Shën Kataldit, kryeipeshkvi i Tarantos, imzot Ciro Miniero, theksoi se sporti nuk është vetëm garë, por edhe një mundësi për të ndërtuar paqen, solidaritetin dhe vëllazërinë.

Papa Leone XIV, në një telegram të dërguar me këtë rast përmes kardinalit Pietro Parolin, uroi që këto Lojëra të bëhen një mundësi për të ndërtuar ura midis kulturave dhe popujve, duke nxitur mikpritjen, solidaritetin dhe paqen. Ai i ftoi sportistët t’i jetojnë garat me miqësi, vëllazëri dhe korrektësi.

Papa thekson se, edhe pse sporti nuk mund t’i ndalë menjëherë luftërat dhe konfliktet, ai mund të sjellë një “erë të re shprese” dhe të tregojë se një njerëzim më vëllazëror është i mundur.

Në Katedralen e Shën Kataldit është vendosur edhe Kryqi i Sportistëve, i cili do të qëndrojë aty gjatë gjithë Lojërave. Ky kryq, që nga Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, simbolizon shpresat dhe dëshirat e sportistëve dhe përcjell një mesazh dialogu në vend të konfliktit.

Imzot Miniero u kujtoi sportistëve se ata nuk janë në Taranto vetëm për të garuar, por edhe për t’i dhënë botës një dëshmi të fortë paqeje, bashkëndarjeje dhe vëllazërie. Sporti mund të përdoret jo për lavdi personale, por për të ndihmuar të dobëtit, të varfrit dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.

Nëpërmjet takimit me sportistë të kulturave, feve dhe vendeve të ndryshme, sporti na mëson bukurinë e bashkëjetesës në dallime dhe na ndihmon të ndërtojmë një familje njerëzore që jeton në paqe dhe respekton lirinë.

Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje e madhe sportive ku marrin pjesë shtete nga Evropa, Afrika dhe Azia që janë pranë Detit Mesdhe. Këto lojëra bëhen çdo katër vjet. Edicioni aktual mbahet në Taranto 2026 të Italisë nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026, ndërsa edicioni i ardhshëm në vitin 2030 do të organizohet në Prishtinë, Kosovë.

20 gusht 2026, 15:40