Kërko

 Laura Cuku Hodaj Laura Cuku Hodaj

Laura Çuku Hodaj, kompozitorja e lutjeve: “feja më ka ndihmuar shumë”

“Falemi Mari, “Falemi Mbretëreshë”, “Engjëlli i Tënzot”, janë vetëm disa nga lutjet e kompozuara nga Laura Çuku Hodaj, me kërkesën e motrave françeskane të Vlorës, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga thundra e komunizmit. Në këtë rrëfim për Radio Vatikanin, ajo vetë tregon nga e mori frymëzimin për këto pjesë muzikore dhe flet për rëndësinë, që vijon të ketë feja në jetën e saj, edhe tani, që jeton në Itali

R.SH. - Vatikan

Disa kohë më parë, një murgeshë italiane me banim në Bari, që ka shërbyer për disa vite në Shqipëri, motër Mikela, na dërgoi dy video, ku disa motra françeskane këndonin “Falemi Mari” dhe “Falemi Mbretëreshë”. Të dyja videot e postuara në Facebook u ndoqën me dëshirë nga frekuentuesit e faqes sonë “vaticannews.al”, që vlerësuan zërat engjëllorë të motrave, por edhe muzikën e kompozuar nga Laureta Çuku Hodaj.

Të falemi Mari

Po motër Mikela u interesua të na lidhë ne të programit shqip të Radio Vatikanit me kompozitoren, e cila, nga Vlora, qyteti i saj i lindjes, ka emigruar në Firence të Italisë. Laura – siç e quajnë shkurt – është tani mësuese violine dhe drejtuese e një orkestre me të rinj italianë të talentuar. E kontaktuam dhe i kërkuam të na flasë pak për veten, për kohën e kompozimit të lutjeve, për historinë e tyre e për frymëzimin. “Feja – na tha ajo – më ka ndihmuar shumë në jetë e kompozimet janë frymëzim i Shpirtit Shenjt”. Ju propozojmë sot ta ndjekim rrëfimin e saj për dëgjuesit e Radio Vatikanit, të pasuar me një muzikë të kompozuar nga Laura...

Dëgjo Laura Çukun...
Të falemi Mbretëreshë

Duke e falënderuar Laura Çuku Hodajn për këtë tregim kuptimplotë të përvojës së saj jetësore e muzikore, ju ftojmë të dëgjojmë një pjesë të kompozuar dhe të ekzekutuar prej saj me violinë. Është menduar për lutjen e Engjëllit të Tënzot…

Dëgjo Laura Çukun, ndërsa ekzekuton me violinë "Engjëllin e Tënzot", kompozuar prej saj...
22 nëntor 2022, 09:32