Kërko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 21-28 shtator

Shenjtorët i mësojnë besimtarët t’i luten Zotit dhe të kënë miqësi të thellë me Jezusin, për t’ua përcjellë dashurinë e Tij të tjerëve.

R.SH. - Vatikan

E diel 21 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 21 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Mateun, Apostull e Ungjilltar.

Në Ungjillin e kësaj së diele nga Luka 16, 10-13, Jezusi na fton të reflektojmë mbi dy mënyra të kundërta jetese : atë mondan e atë të Ungjillit. Dhe këtë e bën përmes tregimit të shëmbëlltyrës së mbarështuesit - administratorit të pandershëm e të shkathët, të zgjuar, të cilin Jezusi e lavdëron, megjithëse ishte i pandershëm (krh Lk 16,1-13). Duhet të saktësojmë menjëherë se ky mbarështues nuk paraqitet si shembull për t’u ndjekur, por si shembull i shkathtësisë. 

Të hënën më 22 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Mauricion me shokë, shën Silvanin.  

Të martën më 23 shtator, kalendari liturgjik përkujton shën Piun nga Pietrelçina, meshtar kapuçin, Shenjtorën Zakarinë e Elizabetën dhe shën Linin.

Të mërkurën më 24 shtator, kalendari kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër të Mercedes,dhe shën Zefir Agostinin.

Të enjten më 25 shtator, sipas kalendarit kishtar, përkujton shën Firminin, ipeshkëv, shën Kleofën dhe shën Sergjin Radonezh.

Të premten më 26 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Kozmain e Damianin, martirë, si dhe shën Nilin, abat.

Të shtunën më 27 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë, shën Kajon e shën Bonfilin.

Të dielën e ardhshme më 28 shtator,  Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të tretë ‘C’, e po më 29 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vinceslaun e Bohemisë, martir, shën Lorencin Ruiz me shokë, martirë.

21 shtator 2025, 09:59