Kërko

Gjithë Shenjtorët Gjithë Shenjtorët

Shenjtorët e javës 28 shtator - 5 tetor

E diel 28 shtator,Kisha katolike romake kremton të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të tretë, sipas kalendarit kishtar. E po sot më 28 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vençeslaun, dukë i Bohemisë dhe shën Lorencin Ruiz me shokë, martirë.

R.SH. - Vatikan      

E diel 28 shtator, Kisha katolike romake kremton të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të tretë 'C', sipas kalendarit kishtar. E po sot më 28 shtator, kalendari kishtar përkujtonshën Vençeslaun, dukë i Bohemisë dhe shën Lorencin Ruiz me shokë, martirë.

Tё hёnёn më 29 shtator, kalendari kishtar pёrkujton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael.

Me këtë të diele përfundojmë shtatorin e hyjmë në muajin tetor, të cilin Kisha në mënyrë të posaçme ia kushton nderimit të Shenjtënueshmes Mari Virgjër dhe Misioneve në botë.

Të martën mё 30 shtator, kalendari kishtar pёrkujton shën Jeronimin, meshtar e doktor i Kishës, dhe shën Françesk Borgjen, jezuit.

Të mërkurën më 1 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Terezën e Jezusit Fëmijë, virgjër karmelitane, doktore e Kishës dhe pajtore qiellore e misioneve.

Të enjten më 2 tetor, bie festa e Engjëjve të Rojës. Bibla thotë se Zoti do t’u japë urdhër engjëjve të vet t’i ruajnë njerëzit në udhët e jetës.

Të premten më 3 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gerardin e Bronjës, shën Kandidën, shën Dionizin dhe të Lumin Luigji Talamoni. 

Të shtunën më 4 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun e Asizit, themeluesin e françeskanëve dhe shën Petronin.

Të dielën e ardhshme më 5 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 27-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', sipas kalendarit kishtar. Gjithnjë më 5 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Faustinën Kovalska, shën Plaçidon, dhe të Lumin Bertolo Longo.

28 shtator 2025, 14:01