Kërko

Shenjtorët Shenjtorët

Shenjtorët e javës 12 - 19 tetor

R.SH. - Vatikan

E diel, 12 tetor, Kish katolike kremton të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 12 tetor kalendari përkujton të Zojën Mari, Nënë e Kishës, shën Serafinin nga Montegranaro, laik kapuçin dhe shën Edistin, martir.

Të hënë më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin

Të martën më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin I, Papë e martir, shën Donacianin dhe shën Domenikun Lorikato

Të mërkurën më 15 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Terezën e Jezusit, virgjër e dijetare e Kishës, karmelitane e zbathur, mistike e madhe spanjolle, Tereza de Cepeda y de Ahumada, që lindi në Avilë të Spanjës në vitin 1515.

Të enjten më 16 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Edvigën, dukeshë e Polonisë, rregulltare, shën Margeritën Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe  shën Gjerardo Maielën, vëlla laik redentorist.

Të premten më 17 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe e shën Pjetër Kasanin, meshtar skollop.

Të shtunёn më 18 tetor, kalendari përkujton shën Lukën ungjilltar, mjek e pajtor qiellor i artistëve.

Të dielën e ardhshme, më 19 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë më 19 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Palin e Kryqit, rregulltar pasionist, shën Gjonin de Brébeuf dhe shën Isakun Joges.

12 tetor 2025, 09:50