Kërko

Kisha në Tbilisi Kisha në Tbilisi

Më 15 dhjetor, kalendari kishtar kujton shën Kristianën e Gjeorgjisë

Një e re e krishterë Kristiana, që u çua si skllave në Gjeorgjinë e shekullit IV, ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Kaspik, në një vend që ende adhuronte idhujt, u bë “fara e vogël”, për të cilën flet Ungjilli, e destinuar të lulëzonte në një pemë plot fryte, duke e ndryshuar përgjithmonë fytyrën e atij kombi

R.SH. - Vatikan

Një e re e krishterë, Kristiana, që u çua si skllave në Gjeorgjinë e shekullit IV, ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Kaspik, në një vend që ende adhuronte idhujt, u bë “fara e vogël”, për të cilën flet Ungjilli, e destinuar të lulëzonte në një pemë plot fryte, duke e ndryshuar përgjithmonë fytyrën e atij kombi.

Historia e saj tregohet me tone legjendare nga pseudo Moisiu i Khoren-it, që në shekullin VIII zgjeron lajmet e pakta, që përmbahen në një faqe, shtuar nga Rufini në “Historinë kishtare” të Euzebit nga Çesarea. Edhe vetë emri i shenjtes ka pasur variante të ndryshme në kohë. Rufini, murg, historian e teolog i krishterë, flet për një “të burgosur të krishterë”, ndërsa Martirologu Romak e shndërron mbiemrin “cristiana” në emër, duke përmendur një “shën Kristiana shërbëtore”. Ndërkaq, pseudo Moisiu e quan Nounè. Një emër, që përdoret shpesh në shumë kalendarë lindorë e gjeorgjianë, në format e ndryshme të Ninos e të Ninës.

15 dhjetor 2025, 12:08