Kërko

Me 31 janar kalendari kishtar kujton Shën Gjon Boskun

Shën Gjon Bosko, themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve, dëshmoi se bamirësia dhe shёrbimi kanë vendin e parë në jetën e të krishterit. Shёn Gjon Bosko, i përflakur nga dashuria e Jezusit, Bariut të Mirë, nisi të kujdesej për të rinjtë më të braktisur dhe u bë për ta atë e mësues. Mësues i mbështeur nga besimi i patundur në Zotin, Atë në shërbim të të rinjve, duke nisur nga më të varfrit e më të braktisurit”, që propozoi një stil edukativ të bazuar mbi arsyen, fenë, dashurinë.

R.SH. /  Vatikan

Giovanni Bosco na mëson se besojmë te të rinjtë është fillimi i shpresës.

Sa besojmë te të rinjtë? Sa besim kemi në aftësinë e brezave të rinj për t’i dhënë formë së ardhmes? A dimë të jemi për tyre si shokë rruge plot besim, ashtu siç ishte don Giovanni Bosco, për të gjithë thjesht «Don Bosco»? Themeluesi i Salezianëve tregonte një stil alternativ për edukimin, metodën parandaluese: që do të thoshte, me fjalë të thjeshta, të mbillje të mirën në arsyetim, në lëvizjet e shpirtit dhe në aftësinë për t’i dashur të të rinjtë, që ata, kur të përballen me zgjedhjen, të bëjnë e zgjedhin të mirën. Qëllimi ishte «të formohen qytetarë të ndershëm dhe të krishterë të mirë».

Don Bosco lindi në vitin 1815 në Castelnuovo d’Asti, sot Castelnuovo Don Bosco. U shugurua meshtar në vitin 1841 dhe po atë vit filloi të punonte në veprën që më pas u bë Shoqëria Saleziane, e themeluar në vitin 1854: ishte një angazhim që i përgjigjej shqetësimit të thellë në të cilin jetonin shumë të rinj, “viktima” të një shoqërie që po rritej ekonomikisht, por jo në marrëdhënie njerëzore. Në vitin 1872, së bashku me shën Marinë Domenica Mazzarello (1837–1881), themeloi Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare. Don Bosco vdiq në vitin 1888: botës i kishte dhuruar themelet për një “pedagogji të re të zemrës”. U lumturua nga Piu XI më 2 qershor 1929 dhe u shenjtërua më 1 prill 1934.

31 janar 2026, 11:57