Kërko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 25 janar – 1 shkurt

E diel 25 janar, Kisha katolike kremton të Diela e 3-të gjatë vitit kishtar,e gjithnjë më 24 janar kalendari përkujton edhe festën e Kthimit të Shën Palit Apostull

R.SH. - Vatikan

E diel 25 janar, Kisha katolike kremton të Diela e 3-të gjatë vitit kishtar,ciklit të parë ‘A’ e gjithnjë më 25 janar kalendari kishtar përkujton e festën e Kthimit të Shën Palit Apostull, shën Ananinë, që pagëzoi Apostullin e Damasit.

Të hënën më 26 janar,  kalendari kishtar përkujton shën Timoteun e shën Titin, ipeshkvij, nxënës të shën Palit si dhe shën Paolën, matronë romake.

Të martën më 27 janar, kalendari kishtar përkujton shën Angela Meriçin, virgjër, themeluese e Orsolineve si dhe shën Vitalianin, papë.

Të mërkurën më 28 janar, kalendari kishtar përkujton shën Tomën e Akuinit, meshtar e doktor i Kishës, pajtor qiellor i Kishave katolike.

Të enjten më më 29 janar, kalendari kishtar përkujton shën Akuilinin, shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës e shenjtorët Papia e Mauro, ushtarë, martirë.

Të premten më 30 janar, kalendari kishtar përkujton shën Martinën martire dhe shën Jacintën Marescotti, virgjër romake.

Të shtunën më 31 janar, kalendari përkujton shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve dhe shën Marçelën, romake, dishepulle e shën Jeronimit.

Të dielën e ardhshme më 1 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 4-të gjatë viti kishtar, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 1 shkurt, kalendari kishtar përkujton   Shёn Brigjidën, abateshë në Irlandë dhe shën Ludovikën Alberoni, vejush romake dhe në Brixhidën, abateshë në Irlandë.

25 janar 2026, 14:58