Shenjtorët javës 18 – 25 janar
R.SH. - Vatikan
E diel më 18 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës gjatë vitit liturgjik kishtar, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 18janar, kalendari kishtar përkujton kalendari përkujton shën Priskën, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin e Shën Margaritёn e Hungarisë.
Kujtojmё se mё 18 janar fillon edhe Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve 2026, e cila vijon deri më 25 janar të ardhshëm. Tema e zgjedhur sivjet me këtë rast ёshtё nga Letra e Shën Palit drejtuar Efesianëve: «Një trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm, sikurse edhe jeni të grishur në një shpresë të vetme të thirrjes tuaj » (Ef 4, 4).
Të hënën më 19 janar, kalendari kishtar përkujton shën Gjermanikun, martir i Filadelfias, shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës, shenjtorët Marion, Martën, Audifacin e Abakun, martirë.
Të martën me 20 janar, kalendari përkujton shën Fabianin, papë e martir dhe shën Sebastianin, martir.
Të mërkurën me 21 janar, kalendari kishtar përkujton Shën Anjezën, virgjër e martire dhe shën Epifanin.
Të enjten me 22 janar, kalendari kishtar përkujton shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik, shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir dhe shën Anastasin, murg e martir.
Të premten më 23 janar, kalendari kishtar përkujton shën Emerencianen, martire romake dhe shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
Të shtunën më 24 janar, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor qiellor i shtypit katolik.
Të dielën e ardhshme me 25 janar, Kisha katolike romake do të kremtojë të dielën e 3-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë më 25 janar, kalendari kishtar përkujton edhe festёn e Kthimit të Shën Palit Apostull, ungjillëzuesit tё popullit shqiptar dhe të shumë popujve tjerë.